Flash News

KRYESORE

Kryeministri tranzitor, Bumçi përjashton katër kandidatët e propozuar nga Zheji

Kryeministri tranzitor, Bumçi përjashton katër kandidatët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka hedhur poshtë kater kandidatura socialiste, që iu propozuan nga Artur Zheji per kryeminister te qeverise tranzitore. Bumçi ishte kategorikisht kundër zgjedhjes së Erion Veliajt, Taulant Ballës, Gramoz Ruçit apo edhe Famit Xhafajt.

“Ne duam një socialist të palidhur me krimin që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk jemi puritan, por duam ta zgjidhim krizën. Nuk pranojmë Erion Veliajn per menaxhuar zgjedhjet. As Taulant Ballën, Gramoz Ruçin, as Fatmir Xhafaj. Zgjidhje gjysmake qe iken Rama dhe vjen dikush qe mban  lidhje me krimin nuk do ketë”, deklaron Bumçi.

Që pas protestës së 16 shkurtit, opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër që të organizojë zgjedhje të përgjigthshmë të parakohshme. Mazhoranc, në diskursin publik është shfaqur e hapur për dialog, por pa marrë hapa konkret për të zgjidhur krizën politike.

Të fundit