Flash News

KRYESORE

Kryeministri Zaev mohon të jetë i përfshirë në skandalin korruptiv që ka tronditur Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Zaev mohon të jetë i përfshirë në

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka kundërshtuar me forcë përfshirjen në skandalin e njohur si “reketi” ku dyshohet të jetë përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva.

Dy bashkëpunëtor të Janevës i kanë marrë afaristit, Orce Kamçev 1.5 milion euro që ta shpëtojnë nga paraburgimi lidhur me një aferë tjetër korruptive me godinën e VMRO-së opozitare.

Gazeta italiane, “La Verita”, tronditi vendin fqinj, duke publikuar video incizime, ku shihen protagonistët e skandalit duke marrë paratë e premtuara.

Një bashkëpunëtor i Janevës dëgjohet se si i premton se për këtë çështje ka biseduar dhe do të bisedojë edhe me kryeministrin, Zoran Zaev që të mos ketë probleme lidhur me këtë aferë.

“Në mënyrë kategorike i hedhë poshtë këto gënjeshtra apo çfarëdo qoftë lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja.

Pres që hetimet për këtë çështje të përfundojnë sa më shpejtë dhe fajtorët të dalin para ligjit. Përgjegjësit apo trilluesit dhe ata që bëjnë gjithçka për të shpëtuar, nuk mund të hiqen si viktima. Ato që thuhen në audio-përgjim janë gënjeshtra dhe marrëzi të qëllimshme për të përforcuar pozicionin dhe fuqinë para bashkëfolësit ”, shkroi Zaev në llogarinë e tij në Facebook..

Partia opozitare, VMRO DPMNE kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe arrestimin e kryeministrit, Zoran Zaev dhe të prokurores, Katica Janeva. Opozita akuzon edhe prokurorinë publike se qëllisht po zvarrit hetimin për këtë skandal.

Të fundit