Flash News

KRYESORE

Kryeministri Zaev: Nëse nuk marrim datë për negociatat, Qeveria mund të bjerë

Kryeministri Zaev: Nëse nuk marrim datë për negociatat, Qeveria

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se ekziston rreziku që Qeveria e tij të bjerë nëse Këshilli Evropian nuk jep në fund të qershorit datën për hapjen e negociatave. Ai ka theksuar se shtyrja e vendimit, për shkak edhe të Parlamentit të Gjermanisë, do të ndikonte që Qeveria të humbiste mbështetjen në Parlamentin maqedonas dhe kjo do të sillte edhe forcimin e forcave nacionaliste.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo Qeveri e qëndrueshme me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Kjo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe kjo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ky variant”, ka thënë Zaev.

Debati më i madh në Bruksel dhe në kancelaritë e shteteve të Bashkimit Evropian është nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të trajtohen bashkë apo të ndara sa i përket hapjes së negociatave. Për Shkupin ka më pak kundërshtarë në Evropë për një hapje të negociatave që në muajin qershor, ndërsa për Tiranën ky muaj është mision i pamundur.

Të fundit