Flash News

KRYESORE

Kryeministria e përgënjeshtroi, Berisha publikon foto të reja: Charteri që udhëtoi Linda është përdorur edhe nga Edi Rama

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video të dërguar nga një qytetar dixhital, ku sipas tij shfaqej bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda duke udhëtuar në një avion charter.

Ky lajm u cilësua si shpifje nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në një reagim të shpërndarë për mediat mbrëmjen e së mërkurës.

Por ditën e sotme, Berisha ka publikuar një tjetër mesazh që sipas tij tregon se me charterin që udhëtoi bashkëshortja e kryeministrit ka udhëtuar edhe vetë Rama disa herë.

Postimi i plotë i Berishës

Qytetari dixhital nxjerr mashtrues dhe poshteron piktorin deshtak!

http://www.sarpair.com/challenger.asp

Te dashur miq, qytetari dixhital me foto poshteron piktorin deshtak per pergenjeshtrimin qe i beri denoncimit te tij per udhetimin e Madame Rames me charter nga Rinasi. Ai gjen se pikerisht avioni ne te cilin hyri zonja Rama eshte perdorur rregullisht nga piktori deshtak dhe bashkeshortja e tij ne fluturimet e tyre ne vendet me te pelqyera per ta. Nderim qytetarit dixhital. sb

Linku i shpërndarë nga Berisha

 

 

 

 

Të fundit