Flash News

KRYESORE

Kryeministria konfirmon lajmin e Politikos: Letra e Metës për arsyet e mos dekretimit të Lleshit ka mbërritur tek Rama

Kryeministria konfirmon lajmin e Politikos: Letra e Metës për arsyet e

Paraditen e sotme, Politiko.al, duke ju referuar burimeve pranë Presidencës, raportoi se Presidenti Ilir Meta i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër ku i bën të ditur arsyet e mos dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Letra i është dërguar kreut të qeverisë ditën e djeshme ndërsa ajo pritet të bëhet publike edhe për mediat ditën e nesërme.

Sot, me kërkesë të tij, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin Ilir Meta. Pas përfundimit të këtij takimi, burime zyrtare nga kryeministria konfirmuan lajmin e publikuar pak orë më parë nga Politiko.al për ekzistencën e një letre të tillë.

“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë.

Të fundit