Flash News

KRYESORE

“Kryeministrin e tallin keq edhe të vetët”, Vasili ironizon Ramën: S’di të ndajë eurot nga lekët

“Kryeministrin e tallin keq edhe të vetët”, Vasili

“Kryeministrin e tallin keq edhe të vetët”, kështu shkruan kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili teksa ironizon kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statsusi në rrjetet sociale Vasili akuzon Ramën se ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.  Vasili shkruan se Rama s’ndan dot lekët nga eurot pasi sipas tij ka “aritmetikë të gremisur”.

Statusi i Vasilit:

Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur.

Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.

Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s'ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?

E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjitikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s'kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.

E pyesin të ziun për ujrat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.

E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë.

 

Të fundit