Flash News

KRYESORE

Kryeministrja e Serbisë akuzon Kurtin: Po paralajmëron se CEFTA do të vazhdojë të shkelet

Kryeministrja e Serbisë akuzon Kurtin: Po paralajmëron se CEFTA do

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç mendon se qëndrimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë në vend të taksës 100 për qind, nuk është gjë tjetër përveçse paralajmërim se marrëveshja për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) do të vazhdojë të shkelet.

“Nëse ata veprojnë siç po shprehen, pavarësisht nëse e heqin apo jo taksën 100 për qind, kjo quhet një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s. Asgjë nuk do të ndryshojë shumë, ata vazhdojnë të jenë pala që shkelin CEFTA-n si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qe e kanë me BE-në. Unë shpresoj që ata do të mendojnë edhe njëherë për këtë, sepse nuk e di ku do t’i dërgojë e gjithë kjo”, tha kryeministrja Bërnabiç REL

Taksa 100 për qind për mallrat serbe dhe të Bosnjës u vendos nga Kosova në nëntor të vitit 2018.

Por heqjen e saj e kanë kërkuar si SHBA, ashtu edhe Bashkimi Evropian.

Të fundit