Flash News

KRYESORE

Kryeministrja së shpejti nënë, lejën e lindjes e merr partneri

Jacina Arden, kryeministrja e Zelandës së Re është shtatzënë dhe së shpejti pret të bëhet nënë, në muajin qershor. Ajo nuk është e martuar por bashkëjeton me partnerin e saj dhe ata do bëhën prindër për herë të parë.

Arden është udhëheqësja e parë e një vendi që lind gjatë ushtrimit të një mandati. “Nuk më pëlqen që të më shikojnë si ndonjë grua me superfuqi, që bën gjithçka. Unë nuk po bëj gjithçka!”, ka thënë ajo.

Por detyrat e saj janë më të rëndësishme se të partnerit të saj, ndaj është pikërisht ai që do marrë lejën e lindjes.  Clarke Gayford është një producent dokumentarësh natyrorë.

Jacinda është shprehur se do të largohet nga zyra vetëm për pak sa të lindë fëmijën dhe do të mungojë ditët e para, por më pas do të jetë partneri i saj ai që do kujdeset për bebin.

Të fundit