Flash News

KRYESORE

Kryeministrja serbe: Marrëdhëniet me Kosovën varen nga autonomia e veriut; ja kur vendoset për statusin

Kryeministrja serbe: Marrëdhëniet me Kosovën varen nga autonomia

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka folur në ‘Bloomberg’ për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që sipas saj, “varen nga garantimi i autonomisë nga Prishtina për serbët që jetojnë në veri të ish-provincës”. Brnabic ka theksuar se lidhur “me statusin (e Kosovës) do të vendoset në fund të udhëtimit (negociatat me BE)”.

Kryeministrja serbe ka deklaruar vendosmërinë e Beogradit për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, edhe nëse kjo do të ndikonte në raportet me Rusinë. “Nëse do të jemi të detyruar të zgjedhim midis marrëdhënieve më të ngushta me Rusinë, apo anëtarësimit në BE, ne do të zgjedhim këtë të fundit”, ka thënë Brnabic.

Të fundit