Flash News

KRYESORE

Kryenegociatori i BE-së për Brexit: Bëmë gjithçka mundëm, po përgatitemi për ndarje pa marrëveshje

Kryenegociatori i BE-së për Brexit: Bëmë gjithçka

Michel Barnier, kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, u shpreh njëlloj si Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, duke thënë se BE ka bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar në realizimin e një marrëveshje për Brexit.

Ashtu si Tusk, Barnier la të kuptohet se rezultati i votimit në Parlamentin britanik i kishte rritur shanset që Britania e Madhe të largohej BE pa një marrëveshje.

“BE ka bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar në në realizimin e një marrëveshje për Brexit. Zgjidhja mund të gjendet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Përgatitjet tona për Brexit "pa marrëveshje" janë më të rëndësishme se kurrë më parë”, shprehet Barnier.

 

Rrëzimi i marrëveshjes së Brexit, Theresa May: Ndjej keqardhje të thellë, ishte mundësia më e mirë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May i ka thënë Dhomës së Përfaqësuesve se ajo ndjen keqardhje të thellë për faktin se ligjvënësit vendosën të votojnë kundër marrëveshjes së saj  për Brexit.

Me zërin që i dridhej, ajo tha se ende beson se veprimi më i zgjuar për Mbretërinë e Bashkuar është të largohet nga BE në një mënyrë "të rregullt", me një marrëveshje.

"Marrëveshja që kemi negociuar është më e mira dhe me të vërtetë e vetmja në dispozicion", u shpreh May.

Të mërkurën, ligjvënësve do t'u jepet mundësia për të votuar nëse ata mbështesin largimin nga BE pa një marrëveshje.

Duke iu drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve, kreu i opozitës Jeremy Corbyn tha se koha e kryeministres May ka marrë fund.

 

Parlamenti britanik refuzon sërish marrëveshjen e Theresa May për Brexit

Sot është votuar nga ligjvënësit në Parlamentin britanik marrëveshja e Theresa May për Brexit. Deputetët e hodhën poshtë marrëveshjen me 391 vota kundër kundrejt 242 votave pro.

Kjo është hera e dytë që marrëveshja e May ka dështuar. Ditët e ardhshme do të jenë të paparashikueshme, pasi ligjvënësit britanikë votojnë nëse do të largohen nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, ose do të vonojnë procesin e largimit.

“Nuk do të ketë një shans të tretë”, ka bërë të qartë Bashkimi Europian, para se marrëveshja për Brexit të hidhej poshtë për herë të dytë.

Të fundit