Flash News

KRYESORE

Kryente seks me adoleshenten, ndalohet 72-vjeçari në Sarandë

Kryente seks me adoleshenten, ndalohet 72-vjeçari në Sarandë

Mbrëmjen e të martës Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç,  lindur e banues në Sarandë. Ky shtetas është ndaluar pasi në periudha të ndryshme ka kryer marrëdhënies seksuale me një 17-vjeçare nga qyteti i Sarandës.

“Policia e Sarandës  pas informacionit të marrë ka  bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale. Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme  veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit