Flash News

KRYESORE

Kryeparlamentari i Egjiptit lavdëron Hitlerin për të justifikuar shpenzimet në ndërtime

Kryeparlamentari i Egjiptit lavdëron Hitlerin për të justifikuar

Kryeparlamentari i Egjiptit Ali Abdel Aal solli indinjatë në rrjetet sociale pasi lavdëroi diktatorin nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, për projektet infrastrukturore.

Ai i bëri komentet ndërsa po mbronte presidentin Abdel Fattah al-Sisi sa i përket planeve zhvillimore.

“Hitleri ka gabimet e tij, por ajo që e lejoi atë që të zgjerohej në lindje dhe perëndim ishte fakti që ai krijoi një infrastrukturë të mirë”, tha kryeparlamentari.

Abdel Aal u detyrua të reagonte dhe theksoi se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit. Ndërkohë pakënaqësitë në Egjipt vazhdojnë që të jenë të pranishme në jetën e njerëzve. Me qindra njerëz janë ndaluar në javët e fundit pasi akne protestuar për korrupsionin ë qeveri dhe ushtri, të lidhur me projektet e ndërtimit.

Shteti arab ka ndjekur një politikë kursimi në vitet e fundit, ndërsa më shuam se 30% e popullsisë po jeton në varfëri.

Të fundit