Flash News

KRYESORE

Kryepeshkopi Janullatos pëson atak në zemër, dërgohet me urgjencë në spital

Kryepeshkopi Janullatos pëson atak në zemër, dërgohet me

Kryepeshkopi Janullatos ka pësuar atak në zemër dhe është dërguar urgjentisht në spital. Sipas agjencisë së lajmeve kishtare Romfea.gr, kryepeshkopi është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Romfea shkruan se “edhe pse deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Kryepeshkopata e Shqipërisë, sipas të dhënave të tyre gjendja shëndetësore e z. Anastasios është e qëndrueshme.

"Lutemi që mbi të gjitha të bëhet vullneti i Zotit. Lutemi që kryepeshkopi Anastasios të pendohet për mëkatet e tij, për rrëshqitjet e rrezikshme nga shërbesa kishtare dhe të kthehet në detyrë, në mënyrë që t’i rikthejë edhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë integritetin e rrëmbyer prej tij.

Zbatimi i projekteve të huaja politike me dëshira antishqiptare solli shkombëtarizimin e komunitetit ortodoks në Shqipëri, ndërsa privatizimi dhe personalizimi i KOASh-it u përshoqërua me një korrupsion të fríkshëm në Kishë, me ábuzime ekonomike dhe sèksuale nga njerëzit më të afërt të Kryepeshkopit dhe me dijeninë e plotë të tij. Kisha na mëson se kurrë nuk është vonë për t’u penduar. Mëshiro, o Zot!”, thuhet në njoftim.

 

 

Të fundit