Flash News

KRYESORE

Kryepolici i Velipojës rrezikon vendin e punës, denoncoi situatën skandaloze në prag të sezonit turistik

Kryepolici i Velipojës rrezikon vendin e punës, denoncoi situatën

Mediat lokale në Shkodër raportojnë se shefi i Komisariatit të Velipojës, Behar Hyka, rrezikon të zëvendësohet në këtë detyrë vetëm sepse denoncoi situatën skandaloze në prag të fillimit të sezonit turistik.

Hyka akuzoi pushtetin vendor  se nuk bën sa duhet për të siguruar qytetarët dhe pushuesit, si dhe nuk i përgjigjet kërkesave të policisë.

Ai deklaroi se policisë i lihen në dorë situata nga më qesharake, siç është shoqërimi i kuajve ne komisariat dhe pronarëve të tyre, dhe deri te situata të rrezikshme si mungesa e kontrollit për bombolat gazit, të cilët vitin e kaluar kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Behar Hyka ka 10 muaj në krye të policisë së Velipojës dhe përgjatë kësaj periudhe ka realizuar një aksion ku janë kapur 1 ton drogë, ndërkohë që në zonë nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale me përjashtim të dy vjedhjeve.

Të fundit