Flash News

KRYESORE

Kryeprokuori i ri pa vetting, Bylykbashi: Pasi jua lodhën kokën më shumë se dy vjet, na doli që vettingu qenka rrjetë per peshq të vegjël

Kryeprokuori i ri pa vetting, Bylykbashi: Pasi jua lodhën kokën

Prokurori i Përgjithshëm i përhershëm duhet të zgjidhet pasi kalon vettingun, u shpreh të shtunën deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ndërkohë që sipas tij, “maxhoranca kërkon që Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm të zgjidhet pa bërë vetting, pra nuk ka garanci për integritetin e tij”.

Deputeti i PD-së, Bylykbashi, përmes rrjetit social “Facebook” ndan disa nga çështjet që, sipas tij, “janë paradokset e reformës në drejtësi” dhe kanë të bëjnë me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ligji para‎shikon që Prokurori i Përgjithshëm në detyrë e humbet vendin e punës nëse nuk kalon vettingun, por nga ana tjetër, sipas Bylykbashit “Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm mund të filloka punë pa bërë vetting, siç pretendon maxhoranca”.‎

Një prokuror i thjeshtë humbet vendin e punës nëse nuk kalon vettingun, citon ligjin Bylykbashi, ndërkohë që thekson se “shefi i tij, Prokurori i Përgjithshëm i përkohs‎hëm mund të caktohet nga Rama edhe pa vetting.‎

“Prokurori i Përgjithshëm i përhershëm duhet të zgjidhet pasi kalon vettingun dhe, edhe pse është më i sigurt nga ana e integritetit, duhet zgjedhur me 84 vota (shumicë e cilësuar 3/5) që të mos e kapë Kryeministri. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, i cili sipas Ramës zgjidhet pa bërë vetting, pra nuk ka garanci për integritetin e tij, mund t’u zgjidhka me vetëm 36 votat e Kryeministrit (shumicë e thjeshtë). Pasi j’ua lodhën kokën më shumë se dy vjet me këtë vettingun, na doli që vettingu qenka rrjetë per peshq të vegjël. Për të mëdhenjtë nuk bëka”, shkruan Bylykbashi.

Prokurori i Përgjithshëm në vetting vetëm pas emërimit, Ulsi Manja: Tre kriteret që duhet të plotësojë

Pyetja për kryeprokurorin e përkohshëm që vuri në siklet Vasilika Hysin, deputetja e PS dredhon dhe nuk jep përgjigje

Vetting-u në drejtësi, ‘digjen’ 28 prokurorë dhe gjyqtarë

Të fundit