Flash News

KRYESORE

Kryeprokurores Arta Marku i mbërrin letra për Edi Ramën: Deri ku kanë ecur hetimet?

Kryeprokurores së Shqipërisë, Arta Marku i ka mbërritur sot një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili kërkon të informohet për ecurinë e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama, për thirrjet që i bëri policisë që të përfshihej në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas LSI-së, deklarata e bërë nga Rama në Kuçovë është në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, ndërkohë që materiali ndodhet tashmë në Prokurori.

Ishte kryetarja Monika Kryemadhi ajo që foli për këtë çështje sot, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, duke paralajmëruar se kryeministri Rama mund të merret së shpejti si i pandehur.

Kandidatët për anëtarë të KLP-së, Arta Marku dhe Dritan Rreshka tërhiqen nga gara

A po rikthehet ‘Xibraka’? Apeli hedh dyshime mbi punën e Artan Didit, Haki Çakos, Olsi Çelës, Edvin Kondilit; akuzat politike shtohen ndaj Olsi Ramës dhe Saimir Tahirit

Të fundit