Flash News

KRYESORE

Kryeprokurori i ri, Basha: Po dhunohet kushtetuta! Jemi larg dy qëllimeve të reformës në drejtësi

Kryeprokurori i ri, Basha: Po dhunohet kushtetuta! Jemi larg dy qëllimeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për median shprehet i vendosur në qëndrimet e tij për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Sipas Bashës, sot ne kemi të bëjmë me dhunim të kushtetutës dhe kjo është kriza që na shoqëron. “Kemi krizë të dhunimit të kushtetutës jo të zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm. Cilat ishin dy qëllimet kryesore të Reformës në Drejtësi? Pastrimi i prokurorëve dhe gjytarëve të korrupruar përmes vetingut. Procesi kushtetues i pastrimit të sistemit gjyqësor. Qëllimi numër dy, pavarësia nga politika, për krijimin e institucioneve të pavarura. Që këto parime, vetingu dhe pavarësisa të ishin të pandikueshme nga çdo forcë politike u sanksionua qëllimisht në kushtetutë.

Është ndryshuar reforma në drejtësi në kusheturë. Të zbatosh reformën në drejtësi do të thotë të zbatosh kushtetutën”, u shpreh Basha.

Më tej kryetari i opozitës kërkon që të “shpërlahet mjergulla e mashtrimit” që sipas tij po bëhet nga qeveria.

Basha, bazuar në Kushtetutë shprehet se kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet pa 84 vota dhe pa krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Sipas kushtetutës prokurori i përgjithshëm zgjdhet me 3/5 e votave pas paraqitjes së kandidaturave nga këshilli i lartë i prokurorisë.

  1. Kryeprokurorët duhet të kenë kaluar vetingun.  
  2. KLP duhet të ishte krijuar 8 muaj më parë.
  3. Vetëm KLP mund të administrojë procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm.
  4. Prokurori zgjidhet me 84 vota”, tha Basha.

Të fundit