Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryeprokurori i ri, ISP nxjerr në pah 3 probleme: 19 deputetë votuan për më shumë se një kandidat
Politiko
6 Dhjetor 2019, 13:31
Një ditë pasi Kuvendi votoi kandidatët e renditur nga KLP për kryeprokurorin e ri (i zgjedhur me 101 vota Olsian Çela), Instituti i Studimeve Politike ka konstatuar tri problematika.
Lidhur me vendimin e zgjedhjes së Prokurorit të ri ka edhe tre elementë që meritojnë vëmendje, sidomos nga Kuvendi.
Sipas ISP këto elementë janë:
- Problemi parë lidhet me praktikën e ndjekur nga Kuvendi në zbatim të nenit 111 të Rregullores, “Zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj”. Në rastin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve të tjerë të zgjedhur në institucione të përafërta Komisioni i Çështjeve Ligjore zhvilloi seancë dëgjimore publike me të gjithë kandidatët në Kuvend, praktikë që është aplikuar në tërësi me kandidatët për organet kushtetuese. Në rastin aktual të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm nuk pati seancë dëgjimore dhe as ndonjë raport në seancë plenare mbi përputhshmërinë e praktikës ligjore sikurse e përcakton Rregullorja dhe sikurse ka qenë e është praktikë parlamentare. Në funksion të transparencës Kuvendi duhej të kishte bërë publike argumentet e aplikimit të praktikës së re për t’i dhënë procesit më shumë integritet dhe besueshmëri.
- Problemi i dytë lidhet me aplikimin e votimit të tre kandidatëve në mënyrë të veçuar. Kjo praktikë është korrekte me Rregulloren e Kuvendit, por krijon një situatë paradoksale: në votimin e parë kandidati Çela fitoi 101 vota dhe për pasojë u zgjodh për Prokuror të Përgjithshëm. Çfarë do të ndodhte nëse edhe në dy votimet e tjera të kandidatëve rivalë të kishte votë të cilësuar mbi 100 pro? A është e mundur ky skenar? Në votimin për kandidaten Arta Marku votuan pro 11 deputetë, në votimin për kandidaten Fatjona Memçaj votuan pro 8 deputetë, pra në total 19 deputetë. Në votimin për kandidatin Çela ishin kundër ose atestues vetëm 12 deputetë, pra edhe matematikisht rezulton se së paku 7 deputetë kanë votuar më shumë se një Prokuror të Përgjithshëm. Vetë votimi dje tregoi se votat pro për Prokuror të Përgjithshëm janë 120 nga 113 deputetë të pranishëm, pra së paku 19 deputetë kanë votuar për më shumë se një kandidat për prokuror të përgjithshëm! Në të kaluarën ka pasur raste kur Kuvendit pas zgjedhjes së kandidatit të parë nuk ka votuar kandidatët e tjerë duke e konsideruar të panevojshme, siç ka pasur raste të votimit konkurrues me listë kandidatësh ku fitues shpallet individi më me shumë vota apo raste të votimit me emra të ndarë, siç u praktikua dje. Në funksion të transparencës dhe votës së përgjegjshme të deputetëve do të kishte qenë shumë më produktive që praktikat të unifikohen për çdo rast dhe për çdo kandidat që zgjidhet në Kuvend.
- Së treti, gjatë momentit të votimit kryetari i seancës njoftoi se janë të pranishëm në sallë 113 deputetë. Referuar të dhënave të tabelës së votave për dy kandidatët e parë konfirmohet se numri total i votave është 113, por për kandidaten e tretë, F.Memçaj rezulton se ka pasur prezent 114 deputetë, pra 1 deputet më shumë sesa në dy votimet e para dhe sesa vetë kryetari i seancës konfirmoi. Konkretisht në votimin e saj, siç u pasqyrua edhe në tabelën finale, pati 8 vota pro, 16 kundër, 87 abstenime dhe 3 deputetë që nuk morën pjesë në votim, në total 114 deputetë nga 113 prezent. Në raste të tilla do të duhej që sekretaria teknike dhe vetë Kuvendi të ishte më transparent në të dhënat dhe verifikimin e tyre për të treguar nëse ka deputetë që i janë shtuar votimit të tretë apo nëse kemi të bëjmë me problem teknik apo me votim të një deputeti për një deputet tjetër që nuk është prezent. Sipas Rregullores, kur ka devijime të tilla e gjithë praktika e votimit vihet në diskutim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38