Flash News

KRYESORE

Kryeprokurori i ri/ Partia Socialiste merr vendimin për Olsian Çelën

Kryeprokurori i ri/ Partia Socialiste merr vendimin për Olsian

Kuvendi do të votojë sot Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Televizionet informative raportojnë se grupi socialist është mbledhur mëngjesin e sotëm duke vendosur që votat e PS të shkojnë për Çelën.

PS i duhen 84 vota për të zgjedhur të preferuarin e saj ndërmjet këtyre tre emrave, dhe për këtë duhet të ketë edhe votat e opozitës së re.

Kujtojmë se më 14 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dorëzoi renditjen përfundimtare të 3 kandidatëve në garë.

Në listë i pari është Olsian Çela. Pas tij vjen Arta Marku dhe më pas Fatjona Memçaj.

Që prej fillimit Çela është përfolur si kandidati favorit pwr tu zgjedhur si Kryeprokuror.

Të fundit