Flash News

KRYESORE

Kryeprokuroria Arta Marku transferohet në Tiranë, qeveria i paguan qiranë e banesës

Qeveria ka vendosur të kompensojë qeranë e banesës Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Kompensimin, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet ndër të tjerash në vendimin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Arta Marku jetonte në qytetin e Shkodrës por zgjedhja në krye të Prokurorisë ka bërë që ajo tashmë të transferohet në Tiranë.

Të fundit