Flash News

KRYESORE

Kryeprokurorja Marku: Çështjet 339 dhe 184 duhen zgjidhur, dalja e përgjimeve vepër penale

Kryeprokurorja Marku: Çështjet 339 dhe 184 duhen zgjidhur, dalja e

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku deklaroi se dosjet 339 dhe 184 duhet të zgjidhen, ndërsa shtoi se publikimi i përgjimeve përbën vepër penale.

“Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë ë drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pasur vetëm transkriptime. Më pas në dosjen 339 janë caktuar 3 prokurorë të rinj dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore.

Ata kanë gjetur 704 CD dhe DVD të pa transkriptuara. Hetimet më pas kanë përparuar. Aktualisht janë nën hetim 74 emra , dhe po gjykohen shumë prej tyre. Së fundmi janë dërguar në gjykatë 12 persona.

Jam dakord se këto çështje duhen zgjidhur. Prokurorët që i kanë marrë në shtator, kanë gjithë kohën e nevojshme për ta hetuar dhe zgjidhur. Por janë prokurorët e çështjeve që duhet ta marrin këtë vendim. Nxjerrja e sekretit po hetohet nga Krimet e Rënda. Nisja e hetimit ka nisur sepse nxjerrja e sekretit përbën vepër penale.”, tha Marku në parlament.

Ajo iu përgjigj pyetjes së deputetëve për bashkëpunimin polici-prokurori.

“Çdo çështje e deponuar dërgohet në Policinë e Shtetit për të kryer veprimet operative për mbledhjen e të dhënave, deri në rifillimin çështjeve.

Edhe detyrë e Policisë së Shtetit që të marrë të dhënat e pastaj t’i risjellë në prokurori, e më pas vendoset për rifillimin e çështjes.

Prokuroria ka qenë e angazhuar që të këshillojë Policinë e Shtetit në mbledhjen e provave.

Personat e graduar nga policia a janë të duhurit? Nuk jam këtu që të jap opinion personal për askënd, nuk mund të flas nëse njerëzit që gradohen janë të duhurit apo jo. Do të kaloja në opinion.” u shpreh Marku nga foltorja e kuvendit.

Të fundit