Flash News

KRYESORE

Kryeqytetasit të ardhura 37% mbi mesataren e vendit, qarku i tretë më i madh renditet në fund

Banorët e qarkut të Tiranës kanë të ardhura për frymë 37% mbi mestaren e të gjithë Shqipërisë, sipas raportit të INSTAT. Tirana kishte të ardhura prej frymë prej 679 mijë lekë në vitin 2015 dhe pati një rritje me 5,5 %, krahasuar me vitin 2014.

Por në të njëjtën situatë nuk janë fqinjët e tyre të Elbasanit, të cilët renditen të parafundit në listë me rreth 351 mijë lekë duke shënuar një rënie me 0,5 % ndaj vitit 2014. Ndonëse është qarku i tretë më i madh në Shqipëri sa i përket sipërfaqes dhe popullsisë, PBB për frymë e këtij qarku është 29,2%, nën mesataren e vendit.

Pas Tiranës, më mirë renditet Qarku i Fierit me të ardhura për frymë 550 mijë lekë, ndonëse ka shënuar një rënie prej 9,6 %, ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 11,0 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Gjirokastra dhe Durrësi, të cilët janë qarqet e fundit ku të ardhurat për frymë janë mbi mesataren e vendit.

Qarku më i varfër është Kukësi, me rreth 319 mijë lekë duke shënuar një rënie me 2,2 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 35,7 % nën mesataren e vendit.

Për gjithë Shqipërinë, në vitin 2015 niveli i PBB-së për frymë është rreth 496 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2014 PBB për frymë u rrit me 2,63 %.

Të fundit