Flash News

KRYESORE

Kryeredaktorja e “Opinion” konfirmon negociatat: Prisni edhe pak për vendimin

Kryeredaktorja e “Opinion” konfirmon negociatat: Prisni edhe pak

Kryeredaktorja e emisionit “Opinion”, Desada Metaj ka konfirmuar negociatat që po zhvillohen me një televizion tjetër, që sipas informacioneve tona bëhet fjalë për ‘Top Channel’.

Metaj thotë se logo e televizionit që do të transmetojë “Opinionin” nuk ka shumë rëndësi krahasuar me produktin që marrin shikuesit. Metaj thekson se për vendimin përfundimtar për të ardhmen e emisionit duhet të pritet edhe pak.

Reagimi i Desada Metajt:

Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”.

Personalisht, si pjesë “10-vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie.

Të fundit