Flash News

KRYESORE

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

The Crisis of Narration - BYUNG-CHUL HAN (Polity, 2024)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse autori zbërthen me detaje se si jeta moderne fragmentohet me anë të teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Më parë, rrëfimtaria i jepte jetës sonë dimension dhe vazhdimësi, sot story-t, dhe like-t, dhe selfie-t e fragmentojnë

S'e Paskëshim Ditur Bukurinë Tonë - ARDITA JATRU (poezi / Naimi, 2024)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse Ardita Jatru ka arritur të kthejë në poezi që të merr frymën detaje të jetës së saj e të tonës, që ne vetë i kemi përjetuar banalisht, mërzitshëm e prozaisht, përmes një sinqeriteti të pazakontë në letrat shqipe. 

Jetë Burgu - FATOS LUBONJA (Skanderbeg Books, 2021)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse nuk ka gjeratore më të thellë e më çnjerëzuese të Shqipërisë së Enverit sesa Spaçi; sepse personazhet e rrëfyera nga Lubonja janë karaktere të jashtëzakonshëm në vuajtjen, egërsinë, dhe njerëzimin brenda tyre; sepse është histori ujqish në kafaz.

Stinë Pandemie - FATOS KONGOLI (TOENA, 2020)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse nuk ka libër të Kongolit, që nuk ia vlen të lexohet; dhe sepse ky roman i jep një fund jetës së personazhit më të rëndësishëm të Kongolit, Thesar Lumit, nga libri i tij më i rëndësishëm, sipas meje, i viteve ’90, I HUMBURI. Që me këtë rast, është mirë të rilexohet. 

Tregimtari i madh - ARBEN DEDJA (Pika pa Sipërfaqe, 2023)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse Arben Dedja është një nga shkrimtarët më inteligjentë që kemi (shpresoj të jetë dhe mjek po aq i mirë) dhe sepse leximi i këtj libri është një argëtim i një forme të papritur.

Vegjetariania – Han Kang (Onufri, 2024)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse më shumë se libër, është një vepër arti, sepse është një sfidë për t’u zhyrtur në një kulturë kaq të huaj për ne, gjeografikisht, shoqërisht dhe konceptualisht; sepse ëshët një libër që të rreh me butësi.

Kolibri - SANDRO VERONESI (Toena, 2023/përktheu E. Gjatolli)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse është një udhëtim në kohë i njeriut-kolibër, mes dashurisë sublime dhe fatalitetit, mes humbjes e ngritjes; sepse ka një strukturë moderne për t’u admiruar dhe sepse çdo shqiptar duhet ta lexojë të paktën një libër në jetë të Veronesit.

Antologji e poetëve të harruar – mbledhur nga SHPËTIM KELMENDI (Dudaj, 2022)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse nuk ka mrekulli më të madhe se të zhytesh, jo në historinë, por në shpirtin e Shqipërisë së një epoke tjetër; dhe nuk ka gjë më prekëse se ta bësh këtë duke hequr një nga një, gurë varri të poetëve pa varre.

Jo-vendet - MARC AUGE (Berk, 2023 /përktheu L. Shamku-Shkreli)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse të gjithë ne kemi filluar të jetojmë gjithnjë e më shumë në një hapësirë “jo-vendesh”, supermarkata, autostrada, celularë apo kompjuter, ku jeta është e pamundur, dhe ku njerëzorja po transformohet në një mënyrë që mua më shqetëson e më tmerron. Ndoshta edhe ju.

Jazra Khaleed Grozni (Kandrra, 2024)

10 librat e vitit 2024 sipas Koloreto Cukalit

Sepse është hera e parë, në dijeninë time, që në shqip vjen një poezi bashkëkohore, ku për revolucionin nuk pëshpëritet, por bërtitet; ku për njeriun nuk qahet por luftohet; kur një grek që nuk dëshiron të identifikohet si grek, shkruan për gjëra që këndonte dhe Migjeni dikur. 

 

Të fundit