Flash News

KRYESORE

18 vjet Pavarësi, por zëri i drejtësisë nuk hesht – Prishtina marshon sot për ish-krerët e UÇK-së

18 vjet Pavarësi, por zëri i drejtësisë nuk hesht –

Në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, sot në Prishtinë po zhvillohet marshi “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar nga platforma Liria ka Emër.

Sipas organizatorëve, pritet një pjesëmarrje masive që mund të kalojë 200 mijë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Tubimi është planifikuar të jetë paqësor dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të shprehur qëndrimin kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK dhe për të kërkuar drejtësi të paanshme.

Për mbarëvajtjen e marshit janë angazhuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe strukturat emergjente. Transporti i organizuar me autobusë nga të gjitha komunat pritet të lehtësojë ardhjen e qytetarëve në kryeqytet.

Marshi zhvillohet në një kohë kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së pranë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi pritet të vazhdojë nesër.

Mbrojtja e të akuzuarve ka argumentuar se nuk ekzistojnë prova për krimet e pretenduara, ndërsa Prokuroria ka kërkuar shpalljen e tyre fajtorë. Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, çështja do t’i kalojë trupit gjykues për vendimmarrje.

Në këtë përvjetor të Pavarësisë, qytetarët e Kosovës festojnë lirinë dhe shtetësinë, ndërsa njëkohësisht kërkojnë që drejtësia të jetë e paanshme dhe gjithëpërfshirëse, duke mbajtur gjallë kujtesën për sakrificën e brezave që sollën pavarësinë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 Shkurt 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklaratën e Pavarësisë e lexoi Hashim Thaçi, kryeministri i atëhershëm i Kosovës. Shpallja e Pavarësisë u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku morën pjesë 109 deputetë nga gjithsej 120 të Kuvendit të Kosovës, një shumicë e fuqishme që përfaqësoi dëshirën e popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi.

Ky moment historik shënoi një pikë kthese të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, pas dekadash të luftës dhe represionit.

 

Të fundit