Flash News

KRYESORE

4 deputetët e LSI-së që do hyjnë në parlament, fati i Petrit Vasilit dhe Kejdi Mehmetit në duart e Kryemadhit

4 deputetët e LSI-së që do hyjnë në parlament, fati i

Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar mbi tre vjet nga Monika Kryemadhi në zgjedhjet e 25 prillit mundi të marrë vetëm katër mandate deputetësh.

Mandate fituese LSI nxori dy në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër, ndërsa në Durrës e humbi për një diferencë të vogël votash.

4 deputetët e LSI-së që do hyjnë në parlament, fati i
Agron Çela

Sipas renditjes së listave, në Shkodër fitoi  Agron Çela, në Tiranë Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, ndërsa në Fier LSI mori një mandat, por e para në listë figuron sërish Kryemadhi.

Në këto kushte, pritet të vendosë se ku do të zgjedhë Kryemadhi të qëndrojë deputete në qarkun e Tiranës apo të Fierit.

Në varësi të zgjedhjes së Kryemadhit do të mësohet edhe emri i deputetit të katërt i LSI që do të hyjë në Kuvend, pasi në listën e Tiranës, pas Erisa Xhixhos renditet Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, ndërsa në Fier pas Kryemadhit vjen Kejdi Mehmeti.

Kështu, qartësimi i Kryetares së LSI se ku do qëndrojë deputete do të përcaktojë edhe fatin e mandatit të katërt mes Petrit Vasilit dhe Kejidi Mehmetit.

 

Të fundit