Flash News

KRYESORE

700 euro nata/ Faktoje.al fiton gjyqin. Gjykata urdhëron ministritë të japin shpenzimet e udhëtimeve

700 euro nata/ Faktoje.al fiton gjyqin. Gjykata urdhëron ministritë

Faktoje, një platformë mediatike, ka fituar një çështje historike kundër 11 institucioneve shtetërore shqiptare, që nuk pranuan të japin informacion në lidhje me shpenzimet e udhëtimit për ministrat dhe zyrtarët e qeverisë.

Në korrik 2019, Faktoje.al u dërgoi kërkesa zyrtare të gjitha Ministrive duke kërkuar informacion të hollësishëm mbi udhëtimin dhe shpenzimet e ministrave dhe zyrtarëve në detyrë gjatë vitit të kaluar. Kjo është në përputhje me Ligjin për të Drejtën e Informimit. Vetëm Ministria e Arsimit dhe e Drejtësisë dërguan të dhënat. Publikimi i shpenzimeve të Ministrisë së Drejtësisë shkaktoi reagime pasi u mor vesh se Ministrja Gjonaj gjatë një udhëtimi në Romë shpenzoi mbi 700 EUR në natë për hotelin.  

Pas kësaj ministritë e tjera refuzuan të furnizojnë Faktoje me informacionin e kërkuar. Sipas ligjit, atyre u kërkohet të japin përgjigje brenda 10 ditësh. Faktoje.al paraqiti ankesa te Komisioneri për të Drejtën e Informimit, por pa rezultat. Çështja u çua më pas në gjykatë ku u vendos që tetë institucione duke përfshirë Presidencën, Parlamentin dhe disa ministri duhet të vinin në dispozicion të Faktoje informacionin e kërkuar. Sipas faktoje vazhdn ende beteja për akses në informacion nga Zyra e Kryeministrit.

Të fundit