Flash News

KRYESORE

Ahmetaj në arrati, avokati: Është e drejta e tij të kthehet ose jo në Shqipëri

Ahmetaj në arrati, avokati: Është e drejta e tij të kthehet

Avokati i Arben Ahmetaj në një deklartë për mediat është shprehur se është e drejta e ish-zv. kryeministrit nëse do vijë në vend apo jo.

Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria.

Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar.  

Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj, Kjo është thjesht një shoë për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti.

Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, u shpreh ai.

Të fundit