Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
ANALIZA Alfred Lela/ Paradoksi i opozitarit: E urrej Ramën, aq sa nuk ndalem edhe nëse kjo e ndihmon
Alfred Lela
Kryeministri ka vendosur të bëhet selektiv me qytetarët, duke rezervuar një numër vaksinash anti-Covid për të vjetrit e listës A; njerëz të njohur dhe me kontribute në art, sport apo politikë. Është një vendim që mund të shihet nëpërmjet dy vëzhgimesh: si diskriminim klasor apo si mjet propagandistik. Rama, ka gjasë ta ketë marrë vendimin nën këtë të fundit, por besoj edhe nën një ngashnjim që i jep çdo lideri fuqia që ka për të bërë mirë apo keq. Në këtë rast mirë.
Sa kohë i themi këto, nuk mund të mos theksojmë se, në vendimin e Ramës gjejmë një nderim të tijin për Senatin e Republikës. Nëse pajtohemi të quajmë senatorë të gjithë ata njerëz me kontribute të pamohueshme në lëmejtë që konstruktojnë shpirtin kombëtar, dhe i përgjigjen këtij shpirti sa herë ai është në orët e liga të vetmisë apo krizave.
Si i djathtë, gjej te ideja e Ramës atë që të djathtët klasikë identifikojnë te hierarkia, një dalje prej iluzionit të rrejshëm e mjeran të barazisë.
Ideja e Senatit përmendet këtu edhe për faktin se shefi i opozitës Basha e ka riqarkulluar si propozim disa herë, dhe mendoj se është një nga qëndrimet më të mira të tij, si në ideologji, ashtu dhe në shtetbërje. Thënë këtë, atyre nën komandën e tij, duhet t'u japë shenjën e uljes së krahëve të mullinjve të luftës sa herë Edi Rama bën erë, apo ‘re në pantallona’, siç parodizon ai një poemë të Majakovskit.
Sikur për asgjë tjetër veç faktit se i vendos në përplasje me njerëz të njohur, autoritete publike dhe, rrjedhimisht edhe me dashamirësit e tyre në publik. Pra është politikisht e pafrytshme. Nuk mund të kapësh shatin e populizimit për të mbledhur njerëz, kur vetë ata, nën trysninë e lëbyrjes së personazheve në fjalë nuk do të bëzanin nëse shihnin Roza e Dhimitër Anagnostin, Reshat Arbanën, Robert Ndrenikën, Tinka Kurtin e të tjerë, ‘të hynin pa radhë’ për t’u vaksinuar.
Jetojnë në një vend ku të gjithë hyjnë pa radhë. Demonstrativisht. Në çdo orë të ditës. Gjithkund. Që nga vargu në trafik, të ushqimorja e lagjes, e deri te lista pritëse për një operacion në zemër apo Kuvendin e Shqipërisë.
Kështu, nëse shfaqet Tinka Kurti, e butë si një luleborë oborresh Shkodre, nuk ma merr mendja se ‘populli’ do ngrihej në një revolucion të ri kundër Ramës.
Ata që e bëjnë, se mund të ketë maskarenj Facebook-u që thonë se 'u hapet barku' për të pamundurin e lagjes para një radhe me senatorë, u duhet kujtuar atëherë hipokrizia po në shtëpitë e tyre të shpirtit, rrjetet sociale. RIP-et dhe ‘u prefsh në paqe (u prehsh në fakt, por vdekjes duhet t’i kthesh faqen tjetër), që vijë varg e vistër kur vdes Rikardi apo Xhevdeti, qenkan asgjë më shumë se ushtrime hipokrizie.
Se po të ishte gjallë Rikardi dhe të kërkonte të hynte pa radhë, ti vajtojcë seriale Facbooku-u, do i nxirrje sytë.
Për ata që i kundërvihen Ramës në emrin xhelatinoz të opozicionit, kam një vërejtje: kërkohet pak durim dhe logjikë për të kuptuar se, shpesh, nëse nuk shënjestrohet mbi një parim të qëndrueshëm, kritika bën efektin e kundërt.
Rama, pavarësisht armiqësisë dhe padurimit për të, nuk duhet kundërshtuar publikisht për çdo gjë. Sidomos në rastet kur mund të nisesh për të dekonstruktuar propagandën e tij dhe të bësh të kundërtën: ta ndihmosh të arrijë qëllimet propagandistike me gojën dhe duart e tua.
Jo pak gjëra në jetë zgjidhen me anë të heshtjes.
*Grafika në foto nga Ylli Haruni
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38