
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Analiza e Mark Crawford/ Paratë e Amerikës nuk mund të ndërtojnë moral në Shqipëri. Pse USAID duhet të tërhiqet

nga Mark Crawford*
Me afrimin e pranverës, shumë nga miqtë tanë do të kenë anëtarë të familjes gati për t'u diplomuar në gjimnaz. Për disa prej studentëve, mund të jetë më e lehtë të mos e hedhin hapin tjetër, më e lehtë të qëndrojnë në shtëpi, më e lehtë të mos diplomohen dhe më lehtë të jetojnë nën çatinë e dikujt tjetër sesa të lëvizin vetë në jetë, gjë që shpesh sjell ndryshim.
Megjithatë, kur koha vjen, njeriu duhet të përqafojë ndryshimin në vend që të vazhdojë të mbahet te e shkuara. Vjen një kohë për diplomim dhe kur kapaciteti është aty; është koha për t'u diplomuar.
Shqipëria nderkohe po e vonon diplomimin e saj nga USAID. Ka qëndruar në shkollë që nga viti 1992, mbi tridhjetë vjet. Tani është koha për t'u diplomuar.
Që nga fillimi i marrëdhënies Shqipëri-USAID, taksapaguesi amerikan ka injektuar mbi një gjysmë miliardë dollarë amerikanë në Shqipëri.
Puna e USAID-it në Shqipëri dhe rajon ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj periudhe të punës së USAID-it në Shqipëri, vendi është bashkuar NATO, është bërë një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka qenë një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara në skenën globale.
Unë kam qenë dëshmitar dhe kam marrë pjesë në shumë projekte të USAID-it. Përkimi I aktivitetit tim me të USAID-it filloi kur isha me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (një subject me autorizim nga Kongresi i SHBA-ve për të investuar në Shqipëri). Ndër projektet tona, Fondi ka dhënë financim për pjesëmarrësit në projektin e USAID-it për blegtorinë “Land of Lakes” në vitet 1990. Vazhdova të bashkëpunoj me USAID-in në fund të viteve 1990 duke krijuar dhe më vonë duke shërbyer si drejtor Pro-Bono i nismës së mikrofinancës së USAID-it në Shqipëri, Partneri Shqiptar në Mikrokredi, një kompani që ende operon (megjithëse me një markë dhe pronësi tjetër) në Shqipëri edhe aktualisht. Jam shumë familjar me punën e USAID-it në rajon, pasi kam udhëhequr një prej projekteve më të mëdha të USAID-it në sektorin bankar në Mal të Zi për tetë vjet dhe më vonë duke shërbyer si Kryetar themelues i Dhomës Amerikane të Tregtisë së Malit të Zi me kërkesë të Ambasadës Amerikane.
Në vitin 2016, vazhdova të bashkëpunoja me USAID në Shqipëri, duke punuar me Korporata Vullnetare të Shërbimeve Financiare dhe Bankën e Shqipërisë për hartimin e legjislacionit alternative për mekanizmat e pagesave. Unë kam vazhduar ta mbështes aktivitetin e USAID-it edhe si Kryetar (pro bono) i Dhomës Amerikane të Tregtisë së Shqipërisë për tre mandate radhazi, dhe mbetem një mbështetës i rolit të institucionit në tregjet në zhvillim.
Gjatë tridhjetë viteve të fundit, njëmbëdhjetë vende ish-komuniste të Evropës Lindore u diplomuan në USAID dhe iu bashkuan Bashkimit Evropian.
Mali i Zi është I vetmi vend ish-lindor komunist europian që ëshë diplomuar në USAID, është anëtarësuar në NATO, por ende nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian. Mali i Zi hyri në familjen e USAID-it pas luftrave ballkanike, dhe në mënyrë efektive u diplomua në vitin 2013. Mali i Zi iu bashkua familjes së USAID-it nëntë vjet pas Shqipërisë, dhe u diplomua në mënyrë efektive mbi dhjetë vjet më parë. Mali i Zi, ashtu si Shqipëria, është gjithashtu një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE.
Tani në vitin 2024, USAID-i ka publikuar një kërkesë për informacion për të zbatuar një projekt të mundshëm të titulluar “Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përmes përmirësimit të konkurrueshmërisë”. Shqipëria nuk ka nevojë që Shtetet e Bashkuara t'i mësojnë se si të bashkohet me BE-në. Këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian. Për aq kohë sa Shqipëria ka arritur në fazën ku u kërkon taksapaguesve amerikanë që të vazhdojnë fluksin e dollarëve në mënyrë që t'u mësojë shqiptarëve se si duhet të jenë evropianë, vendi ka arritur në fazën ku USAID-i nuk është më i nevojshëm, dhe dollarët e taksapaguesve amerikanë duhet të drejtohen diku tjetër brenda interesave globale të amerikanëve.
Shqipërisë nuk i mungon likuiditeti apo kapaciteti i brendshëm financiar. Shqipëria gëzon një valutë të brendshme të fortë. Ajo ka një situatë makroekonomike të qëndrueshme. Ajo ka një sektor bankar likuid dhe fitimprurës.
Çdo nevojë për asistencë teknike që i përket sektorit financiar mund të financohet nga sektori privat.
Shqipërisë nuk i mungon qasja tek këshilltarët e lartë amerikanë. Gjatë dekadës së fundit paratë private amerikane kanë sjellë këshilltarë nga institucione më të larta, përfshirë projektet e implementuara nga Harvardi (Shkolla Kennedy e Universitetit- financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Soros) dhe së fundmi partneriteti i planifikuar midis OpenAI të MicroSoft dhe Agjencisë Kombëtare të Shqipërisë për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI) sipas marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe OpenAI.
Shqipërisë nuk i mungon mbështetja e vazhdueshme e zhvillimit nga degët e qeverisë amerikane. Të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, me të cilin kam punuar në vitet 1990, fillimisht u kapitalizua në 30 milionë nga Kongresi i SHBA-së, dhe ishte në gjendje të kapitalizonte me sukses themelin e trashëguar, te Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me mbi 300 milionë dollarë dhe në rritje. Është një organizatë vetëfinancuese. Bordi i Fondacionit, ashtu si dhe Fondi i Ndërmarrjeve, janë të emëruar të Shtëpisë së Bardhë, disa me përvojë në USAID. Fondacioni ka patur vazhdimisht përfshirjen e partneritetit nga USAID. Pas diplomimit përfundimtar të Shqipërisë nga USAID, Amerika nuk është duke u larguar nga Shqipëria. Angazhimi i saj i ardhshëm thjesht po zhvendoset drejt një organizate të vetë-qëndrueshme.
Mandati i gjerë i Fondacionit përfshin programe për Arsimin, Lidershipin dhe Sipërmarrjen, të cilat mund të mbështesin çdo nevojë dhe mundësi të Shqipërisë teksa i bashkohet BE-së.
Ndërsa Shqipërisë nuk i mungojnë kapacitetet financiare, mbështetja intelektuale dhe e sektorit privat amerikan, Shqipëria herë pas here calon në marrjen e vendimeve të mençura. Gjatë vlerësimit të sfidave për anëtarësimin evropian të Shqipërisë, Qeveria e SHBA/USAID/ RFI përmendin drejtpërdrejt hetimet e korrupsionit që po pengojnë investimet e mëtejshme të BE-së në sektorin e bujqësisë. “Sipas Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), BE-ja po mbështet Shqipërinë nëpërmjet programit IPA për zhvillimin rural (IPARD). Megjithatë, fondet IPARD III të BE-së janë pezulluar që nga korriku 2023 për shkak të një hetimi korrupsioni për përdorimin e fondeve IPARD II. Si rezultat, ka një hendek në investime dhe akses në financa në sektorin e bujqësisë së Shqipërisë – veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.”
Problemet me aderimin e Shqipërisë në BE nuk janë për shkak të mungesës së financimit, njohurive ose lidhjeve me qeverinë amerikane. Ata janë drejtpërdrejt për shkak të zgjedhjeve të këqija të bëra nga aktorë shqiptarë të mirëarsimuar, të mirëfinancuar dhe të mbështetur nga K-Street.
Më shumë para nga taksapaguesit amerikanë nuk do t'i ndihmojnë këta aktorë të bëjnë zgjedhje të ndryshme.
Për më tepër, raporti i fundit i Mbikëqyrjes së Kongresit Amerikan i referohet Shqipërisë se ka “vuajtur nga korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale.” Raporti referon aktivitetin e fundit korruptiv, ku përfshihen anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare, duke përfshirë 225,000 dollarë në pagesa cash të bëra për të nxitur ilegalisht një agjent të FBI-së, i cili që nga ajo kohë u deklarua fajtor në gjykatën amerikane për padi të shumta, duke përfshirë lidhjet me Rusinë.
Siç dëshmohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, organizata të tjera jofitimprurëse amerikane, dhe motori i sektorit privat amerikan, një dalje fitimtare e Shqipërisë nga USAID nuk është fundi I përfshirjes së SHBA, por diplomimi i natyrshëm i Shqipërisë në moshën madhore si vend dhe aleat amerikan. Nëse aksesi në paratë e SHBA-së, kapacitetet intelektuale të SHBA-së dhe lidhjet politike në SHBA nuk janë problemi, Amerika duhet të rishikojë se çfarë roli të dobishëm mund të luajë në të vërtetë nëpërmjet USAID-it. Më shumë fonde amerikane nuk do të sjellin moralitet në Shqipëri. Shpërblimi i sjelljeve të këqija, madje edhe atyre që vijnë nga aleatët e amerikanëve, ofron një nxitje perverse për të vazhduar sjelljen e keqe, duke i mohuar përgjegjësitë publikisht, por duke vazhduar me teorinë ‘biznes si zakonisht” në prapaskenë mbështetur subvencionet amerikane ose më keq, mbështjellë me flamurin amerikan.
Është koha që Shqipëria më në fund të diplomohet dhe të mos kthehet të jetojë në bodrumin proverbial mbështetur nga bujaria e taksapaguesve amerikanë. USAID duhet të shpallë fitoren për zhvillimin e luftuar si duhet në Shqipëri, që ky institucion ka ndihmuar të arrihet gjatë tridhjetë viteve të fundit. Nuk duhet të vazhdohet me situatën aktuale e cila ka kthyer një rrjet sigurie të mbështetjes zhvillimore në një shtrat stimujsh perversë.
*Titulli dhe përkthimi jane të Politiko. Titulli i autorit: “Koha për t’u diplomuar”
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

