Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Po zhvaten apo fuqizohen shqiptarët nga kompanitë e mikrokredive?
Irena Beqiraj
Një i njohuri im mund të humbasë shtëpinë, sepse mori 200 mijë lekë hua nga një kompani mikrokrediti, pa e kuptuar se do të duhej të kthente më shumë se dyfishin brenda një viti. Mijëra shqiptarë të tjerë mund të jenë në situatë të ngjashme: Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se interesat e mikrokredive konsumatore arritën në 118,96 përqind gjatë vitit 2023.
Gjendja do të vazhdojë e njëjtë në vitin 2024. Për këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon që interesi i kredive konsumatore deri në 200 mijë lekë të jetë deri 100 përqind. Pra, një qytetar që do marrë 200 mijë lekë kredi, bashkë me interesat do të duhet të kthejë deri 400 mijë lekë pas 12 muajsh. Për të njëjtën vlerë kredie, më 2023 duhet të kthente deri 437 mijë lekë—pra, kemi vetëm një përmirësim të vogël nga vjet.
Profesori Nobelist Muhammad Yunus, i konsideruar babai i biznesit “social” të mikrokredive, thotë se “kredia është një e drejtë e njeriut dhe duhet trajtuar si e tillë”. Ai beson se mikrokreditë u mundësojnë të varfërve të dalin nga varfëria, duke u siguruar mjete financiare për të përmbushur potencialin e tyre sipërmarrës—sepse të varfërit janë po aq të zotë në lojën e tregut sa kushdo tjetër.
Në fakt, dekadat e fundit, dhënia e kredive të vogla është konsideruar zgjidhja e artë për t’u dhënë më të varfërve mundësi për një jetë më të mirë.
Por në praktikë jo çdo gjë shkoi siç mendohej në teori. Vetë Yunus pranon se mikrokreditë nga “mundësi për të ndihmuar njerëzit të dalin nga varfëria po kthehen në mundësi për të fituar para nga njerëzit e varfër.”
Pikërisht kështu duket se ka ndodhur edhe në Shqipëri dhe ka një sërë faktorësh për këtë.
Së pari, huadhënësit, në vend të normave të pranueshme, kanë aplikuar norma shfrytëzuese interesi; së dyti, në vend që mikrokreditë të përdoreshin për të realizuar potencialin sipërmarrës, shumica e tyre janë përdorur për financimin e konsumit, prandaj ato kanë pasur ndikim minimal në rritjen e të ardhurave të kredimarrësve; së treti, taktikat agresive të mbledhjes së huave, shpesh të organizuara nga grupe me interesa të lidhura, dhe mosveprimi në kohë i institucioneve regullatore kanë rezultuar në zhvatje masive të huadhënësve që nuk kanë mundur të shlyejnë në kohë.
Normë interesi e pranueshme apo normë interesi shfrytëzuese?
Sikurse përmenda më sipër të varfërit që do të marrin mikrokredi ëktë vit do të duhen të kthejnë mbrapsht dyfishin e shumës së huasë, si pasojë e interesave marramëndëse.
Të marrësh 200 mijë lekë hua dhe të paguash për një vit 400 mijë lekë është një kosto që mund do të rrënonte këdo, dhe jo më ata më të varfërit.
Yunus thotë se normat e interesit duhet të jenë vetëm rreth 10–15 përqind më të larta se kostoja e sigurimit të kapitalit. Pra, nëse kostoja mesatare e sigurimit të kapitalit—sigurimit të fondeve që përdoren për të dhënë hua—për një institucion mikrokredie është, të themi, 15 përqind, atëherë interesi i mikrokredive duhet të ishte midis 25 përqind dhe 30 përqind. Sipas Yunusit, interesat më të larta se ky nivel janë abuzive.
Padyshim, një institucion mikrokredie ka kosto më të larta operative se bankat pasi kushton më shumë të trajtosh dhjetë kredi nga 30 mijë lekë sesa një kredi 300 mijë lekë. Por pyetja që pret përgjigje mbetet: Edhe nëse kostot e sigurimit të kapitalit dhe ato operative justifikojnë interesin në nivelin 100 përqind, kujt i shërben ky biznes?
Me norma të tilla mikrokredia nga ndihmë që njerëzit të dalin nga varfëria është kthyer në mundësi për të fituar para nga njerëzit e varfër.
Industria e mikrokredive në Shqipëri po rritet dhe po bëhet përherë e më agresive, nxitur nga pretendimi i operatorëve aktualë se ata janë në gjendje të sigurojnë fonde nga burime tërësisht private (Kredo Financë madje po kërkon të emetojë për herë të parë në Shqipëri obligacione me ofertë private).
Por përvoja botërore tregon se institucionet e mikrokredisë aplikojnë interesa të arsyeshme vetëm kur një pjesë të kapitalit ato e sigurojnë nga fondet me norma shumë të ulta interesi, kryesisht ato të dhëna nga qeveria apo donatorë ndërkombëtare.
Mikrokredi për nxitjen e sipërmarrjes mes shtresave të varfëra, apo mikrokredi për financimin e konsumit?
Në vitin 1997, Banka Grameen dhe kompaninë norvegjeze Telenor krijuan në Bagladesh një skemë mikrokredie për të financuar blerjen e një telefoni celular nga gratë, të cilat më pas e përdorin atë për të ofuar telefonata me pagesë shtesë në lagjet e tyre. “Zonjat e telefonave” krijuan të adhura nga $750 deri $1200 në vit, kur të ardhurat mesatare vjetore për frymë në Bangladesh ishin rreth $300. Ky shembull ilustron atë që kanë provuar edhe shumë studime: mikrokredia është e dobishme vetëm kur financon një mjet, apo një ide që i mundëson humarrësit krijimin e të ardhurave shtesë.
Ndërsa filloi si mundësi financimi për sipërmarrjeve të vogla individuale, mikrokredia tashmë është zhvendosur tek financimi i konsumit—individëve, përfshirë ata me të ardhura të pakta u jepet mundësia të blejnë me kredi (me interesa shumë të larta) mallra e shërbime, si celularë, fshesë me korent, lavatrice, pushime, etj. Me këto kredi, mund të blihet edhe alkool, drogë dhe të kënaqen vese e varësi të tjera.
Fakti është se mikrokreditë e përdorura për konsum nuk japin asnjë mundësi për të krijuar të ardhura shtesë—ato thjesht i zhysin individët në borxh.
Thomas Dichter, studies i njohur i programeve mikrofinanciare, thekson se asnjë individ nuk del nga varfëria duke marrë mikrokredi; çfarë i jep fund varfërisë është vetëm kombinimi i punës dhe kapitalit.
Komercializimi i skajshëm, interesat e larta, lehtësia për marrjen e mikrokredive konsumatore që nuk krijojnë të ardhura shtesë, janë shoqëruar dekadën e fundit me taktika agresive të mbledhjes (kthimit) të tyre. Për pasojë, në kushtet e mungesës së mbrojtjes së kredimarrësve nga huatë me interesa shfrytëzuese, shumë familje të varfra gjenden në vështirësi financiare dhe më të rrënuara se me4 parë.
Përvoja, kjo mësuese e vrazhdë, të cilën politikëbërsit tanë kanë aftësi mbresëlënese për ta injoruar, tregon se zhvillimi ekonomik dhe ulja e varfërisë janë armiqtë e natyrshëm të “lumturisë” (fitimeve) të shërbimeve mikrofinanciare dhe anasjelltas. Sipas raportimeve zyrtare, për vitin 2023 në Shqipërinë tone, kompanitë e mikrokredisë dyfishuan fitimet. Është e qartë se kush e ka fituar deri tani në këtë betejë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38