Flash News

KRYESORE

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzë për 3 vepra penale

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzë

Ish-ministri dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, është marrë zyrtarisht si i pandehur nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve. 

Mbi Ahmetajn rëndojnë tre akuza: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. 

SPAK ka marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe ish-bashkëshorten e Ahmetajt e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm vilën në zonën e ish-Bllokut dhe jo vilën në Palasë.

Prokuroria e Posaçme ka bashkuar dy procedime penale: atë të shpërdorimit të detyrës për inenceneratorin e Elbasanit dhe korrupsion e pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Hetimet ndaj Ahmetajt po kryhen nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe Enkeleda Millonai.

Të fundit