Flash News

KRYESORE

Arrestohet nipi i deputetit socialist, Ramazan Rraja

Arrestohet nipi i deputetit socialist, Ramazan Rraja

Arrestohet mbrëmjen e sotme Ramazan Rraja në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i është gjetur me vete edhe një armë zjarri.

Bëhet fjalë për nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. I riu ishte në kërkim nga SPAK për operacionin “Komploti”, ndërsa grupi u zbulua pas zbërthimit të bisedave të enkriptuara në aplikacionin SKAY.

 

Kush është Ramazan Rraja

Ramazan Rraja, ishte i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut. 

Ai ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet. Rraja është mësuar që ka mbërritur në Shqipëri dhe është mbajtur nën vëzhgim e më pas është vënë në pranga.

Një gjykatë në Belgjikë e dënoi në shkurt të këtij viti me 12 vjet burg si një prej krerëve të një organizate shqiptaro-letoneze të trafikut të drogës që tregtonte miliona kokainë, duke përfshirë portet e Antwerpen dhe Vlissingen.
Ish-prokurori Arjan Ndoj ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku.
Pista kryesore e hetimeve është se objektiv I atentatit, ishte Aleksandër Laho, ndaj të cilit personat e dyshuar po organizonte një sulm të dytë. Ky fakt ka dalë nga përgjimet e kryera prej SPAK që firmosi më pas edhe urdhër-arrestet ndaj tyre.
Sipas prokurorisë, e gjithë përplasja mes dy grupeve ka ardhur si pasojë e konflikteve për pronat në bregdet.

Të fundit