Flash News

KRYESORE

Athina rrëzon deklaratat e Ramës për detin: S’ka konfirmim për negociata të avancuara

Athina rrëzon deklaratat e Ramës për detin: S’ka konfirmim

Athina i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me marrëveshjen e detit, i cili ka thënë se të dy shtetet kanë rënë dakord që çështja të zgjidhet në Strasburg.

Për diplomacinë greke, përcaktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) me Shqipërinë nuk përbën më një prioritet madhor, veçanërisht pas marrëveshjes së demarkacionit me Italinë dhe zgjerimit të ujërave territoriale greke në Jon.

Athina, përmes një burimi të lartë diplomatik, nuk i konfirmon deklaratat e kryeministrit Rama për ekzistencën e bisedimeve të avancuara për ZEE-në, apo për një marrëveshje që do ta dërgonte çështjen në Gjykatën e Hagës.

Burimi kujton se çështja e detit vjen nga e kaluara dhe se marrëveshja e mëparshme ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Athinës, pala shqiptare duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndryshuar këtë vendim.

Megjithatë, theksohet se për diplomacinë greke, çështja nuk është më në krye të prioriteteve, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë konfirmim për progres të mundshëm gjatë vitit 2026, siç është përmendur nga pala shqiptare.

Po ashtu, Athina nënvizon se nuk ekziston një dokument i përbashkët mbi çështjet e hapura mes dy vendeve, pavarësisht deklaratave të Ramës se “nuk ka çështje të hapura”, deklaratë që më pas u pasua me një ndryshim qëndrimi në Forumin e Delfit.

Të fundit