Flash News

KRYESORE

“Baca Çet kontrabandist nafte”. Basha thyen raportin rozë me ‘oligarkët’ Kastrati e Mane. Të dy i prishin kontratat. Historia e paqes dhe gjobvënieve  

“Baca Çet kontrabandist nafte”. Basha thyen raportin

Më 26 prill të vitit 2016 , kryedemokrati Basha ka denoncuar publikisht një listë me kompani të ndryshme, të cilat sipas tij kanë marrë dhe janë favorizuar me tendera nga “qeveria Rama”. Në këtë listë, që Basha e ka quajtur ‘oligarkësh’, binin në sy, kryesisht, emra biznesmenësh me lidhje politike me Partinë Socialiste, jo vetëm si mbështetës, por edhe aktivistë dhe kandidatë të saj në pushtetin lokal apo Kuvend, para vitit 2016, apo edhe më vonë.

Kompanitë e denoncuara nga Basha më 26 prill 2016:

Alko Impeks, kompani në pronësi të Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazi me 30 tendera me vlerë totale prej 1.4 miliard lekësh.Është në pronësi të Arbër Abazit.   /////Atelier 4, e mirënjohur në këto 15 vite pronë e klientëve dhe miqve personalë të Ramës, Shkreli e Eftimi me 18 tendera dhe vlerë totale 267 milion lekë.      ////Classic e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera. Eurocol e Sandër Carapulit, ndërtuesit të sarajeve të Surrelit, 12 tendera me vlerë 18 miliard lekë.      //////Euro Gjici Security, në pronësi të Safet Gjicit, kandidat për Bashkinë e Kamëz, 159 tendra me vlerë 7 miliardë e 180 milion lekë.      /////Fastek, kompania që përdoret nga Inteku i famshëm që u bë shkak për humbjen e mandatit të Ilir Beqes legjislaturën e kaluar, dhe tani përdoret si kompani guackë, shumë e vogël që fiton tendera por punimet i bën Inteku i Ilirit , 45 tendera me vlerë 752 milionë lekë.         /////Vetë Inteku 32 tendera me 1.5 miliardë lekë.                  /////Ndreu Security e Pjerin Ndreut në 3 vjet 37 tendera 916 milion lekë.             ////////////Market Distribution e Vilma Nushit 23 tendera 134 milion lekë. ///////Trimend në pronësi të Vilma Nushit 458 tendera 260 milion lekë. //////Omega Farma mbi 70% të tenderave përmes negociimit pa shpallje, 58 tendera, 70% e tyre pa tendera si i themi, 830 milion lekë.

Ajo që ra në sy në listë ishte mungesa e emrave të tjerë, të cilët shihen si oligarkët me O të madhe të vendit, kompani dhe biznesmenë të fuqishëm, interesi dhe veprimtaria e të cilëve shtrihet në disa sektorë të ekonomisë dhe investimeve. Të tillë si Shefqet Kastrati apo Samir Mane, për shembull, të cilët janë referuar shpesh në debate publike apo shkrime investigative si biznesmenë me interesa të ekzagjeruara, në një treg i cili konsiderohet si i pabarabartë.

Në vitin 2017, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha pati thënë se oligarkët nuk fshihen pas biznesit të vogël por në paradhomën e kryeministrit. “Trego se sa kontribuojnë oligarkët që rri nga mëngjesi deri në darkë. Nëqoftëse këta thonë se paska oligarkë që maskohen me biznese të vogla çfarë përgjegjësie mbajnë këta për dhjetëra aksione të ashtuquajtura kundë informaliteteti? Akoma pretendohet se oligarkët fshihen tek biznesi i vogël… Në fakt oligarkët nuk fshihen tek biznesi i vogël por tek paradhomat e kryeministrit, pse jo edhe në zyrat e tij dhe në rezidencat e tij të pushimit”.

Vetëm në këtë rast Basha e ka përmendur mbi 10 herë fjalën oligarkë (më sipër nuk është e gjithë deklarata, por vetëm një pjesë e saj), por pa iu referuar emrave të përveçëm.

Më 24 shtator 2018, Basha i është rikthyer sërish emrave të përveçëm të ‘oligarkëve’, duke përmendur të tillë si B. Mulaj, V. Nushi, I. Rrapaj, J. Karathano, S. Gugallja, K. Zoto,  Sh. Kastrati, P. Salillari dhe Rr. Gjoka.

Për një periudhë rreth tre vjeçare ai ka heshtur duke iu referuar termit oligark në përgjithësi, por pa targetuar anjë emër të përveçëm. Kështu, më 19 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamenatre, në një dalje televzive në MCN TV në emisionin Të paekspozuarit, kreu i PD nuk ka pranuar të përmendë emrat e oligarkëve. Në emisionin  e Ylli Rakipit, pavarësisht këmbënguljes së gazetarit, Basha i është shmangur pyetjes duke thënë se oligark është vetëm Edi Rama. Në momentin që Rakipi i kërkoi pesë emra oligarkësh, kryedemokrati tha pesë herë emrin e Ramës.“Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama”, u përgjigj Basha.

Çfarë e shpjegon këtë luhatje në luftën e Lulzim Bashës me oligarkët? 

Zëra të ndryshëm publikë, ndër ta edhe armiq politikë, si në krahun tjetër ashtu edhe brenda PD, i kanë qëndruar linjës se Basha e ashpërson gjuhën me biznesmenët e mëdhenj dhe i përmend me emra dhe me afera konkrete sa herë do t’i vendosë nën presion. Kjo, thonë mbrojtësit e kësaj linje, ka të bëjë si me mbushjen e arkës së partisë në prag fushatash elektorale, ashtu dhe të një firme konsulence dhe marketingu në pronësi të familjes Basha. Kjo e fundit, Landmark Communications, është në pronësi të kunatit të të Bashës, Erion Isufit, i cili e drejton bashkë me të motrën, bashkëshorten e kreut demokrat.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në Facebook i mëshon pikërisht këtij argmenti kur shkruan: Copa e Lulit me dy sy qenka dhi n’pare nga ata që i quan “oligarkë”. Mesa duket ky paska bërtitë sa herë i vonoheshin pagesat…”

Ai i referohet një liste me kontrata konsulence të nënshkruara mes Landmark Communications dhe disa prej kompanive më të mëdha në vend, si psh Balfin Group e Samir Manes etj. Dokumenti u publikua nga gazetari Çim Peka, dikur një njeri i afërt i Bashës dhe familjes.

“Baca Çet kontrabandist nafte”. Basha thyen raportin“Baca Çet kontrabandist nafte”. Basha thyen raportin

Referimin e emrave të biznesmenëve në fjalë, Frrok Çupi, analist, e quan gjobëvënie. “Më kanë thënë se ka edhe fakte se kur përmend me emra i vendos gjoba. Kur shante Kastratin, Çetit i vuri gjobë për Rrugën e Kombit, u tërhoq nga protesta, pasi ia dha zyrën kunatit në hotel Sheraton. Kunati është personi që bën biznes. Siç duket ia janë larguar nga zyra dhe kjo është pjesa më banale. Këtë e di shumë mirë që janë rruga e Kalimashit, bllokimi i saj. E bëri edhe te protesta e 2016-ës te Astiri dhe më pas u tërhoq", tha Çupi në emisionin Breaking në Top News.

Është fakt se zyrat e Landmark Communications kaluan në hotel Sheraton në pronësi të Shefqet Kastratit. Burime që nuk duan të identifikohen i thanë Politiko se Landmark dhe Kastrati lidhën një kontratë prej 600 mijë eurosh. Kontrata parashikonte që ‘media buying’ e Kastrati Group, që do të thotë reklama, shkrimet promocionale etj., do të kalonin nga Landmark Communications. Kjo e fundit merrte përsipër të bënte edhe atë që në gjuhën teknike quhet ‘damage control’, që do të thotë negocimin në rast se kundër kompanive të Kastrati Group bëhen shkrime që i prishin imazhin.

Ajo që duket se e ka tensionuar në kulm raportin mes palëve, Bashës dhe oligarkëve, ka qenë një deklaratë në Kuvend, në seancën e 14 tetorit 2021. Basha i ka përmendur të dy me emra, Shefqet Kastratin dhe Samir Manen, duke e quajtur të parin ‘kontrabandist nafte’.  

“Tani ta sqarojmë diferencën mes sipërmarrësve të mëdhenj dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Pse të ra heshtja ty kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë. Do emra? Emra do? Merre mikrofonin dhe thuaj “dua”. Pse? T’i them unë? Të mori Baca Çet ty? Ee? Të mori Baca Çet? Kështu? Zamiri të mori pët tunelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë fut edhe ca të tjerë që nuk merret vesh ku fillon droga e ku mbarojnë paratë e tua? Se gjysmën e gropave e hap droga në Tiranë, gjysmat i paguani me paratë që i keni vjedh shqiptarëve. Se Tirana thotë “nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i parave të tua?” tha Basha nga foltorja e parlamentit.

Sulmi i Bashës është intensifikuar tri javë më vonë. Më 6 nëntor, kryetari i PD, u tha gazetarëve nga selia blu se “ka një lajm tjetër, që i shtohet paketës së vettingut të politikanëve: javën e ardhshme ne do përparojmë me draftligjin e përpiluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor Anti-Mafia, edhe nene kundër oligarkisë”.

Burime konfidenciale i thanë Politiko.al se pikërisht në këtë kohë Balfin Group dhe Mane TCI, që janë në pronësi të Samir Manes, kanë prishur kontratën me Landmark Communications. Burime me njohje të të dy palëve thonë se me Kastratin marrdhënia nuk është prishur, por është shumë e tensionuar. “Është në zakonin e Kastratit që në një konflikt politik, ai bëhet me të dy anët duke i mbështetur njësoj”, tha një burim duke iu referuar pyetjes, a mos tensionimi ka të bëjë me konfliktin aktual në PD mes Berishës dhe Bashës.

Kështu, Basha duket ka humbur mbështetjen e dy prej njerëzve më të fuqishëm në Shqipëri. Një njohës i lobimeve dhe pazareve mes biznesmenëve të mëdhenj dhe krerëve politikë, thotë se kjo ka ardhur për tri arsye. E para, Basha nuk sheh për momentin një fushatë elektorale në prag, dhe nuk ka nevojë për shuma të mëdha financiare për të mbështetur aktivitetin elektoral. Së dyti, Basha, partia dhe kompania Landmark, sapo kanë dalë nga një fushatë elektorale për Kuvendin, ku pavarësishht humbjes politike kanë mundur të akumulojnë rezerva financiare të kënaqshme. Një burim me njohje të imëta në PD, thotë se Basha dhe njerëzit më të afërt në PD, kanë mundur të devijojnë për ‘llogaritë e fushatës’ një shumë prej 12 milion eurosh. Kjo është përmendur në fakt intensivisht edhe nga kundërshtarët e Bashës brenda së djathtës në dalje të ndryshme televizive.

Së treti, Bashës i duhet, qoftë edhe përkohësisht, të fitojë besim dhe kredibilitet në publik, duke  u ndarë ose të bëjë sikur po ndahet nga oligarkët. Kjo është arsyeja se pse, në dy muajt e fundit, si rrallëherë, ai ka filluar të ‘ndajë veç’ dhe të përmendë ‘peshqit e mëdhenj’ të botës së biznesit.

…vijon

Sa i kushtoi Kastratit shuarja e protestës për traun e Rrugës së Kombit? Përfshirja e dy deputetëve demokratë, njëri si ‘zjarrvënës’ dhe tjetri si ‘zjarrfikës’, të dy me porosi të Bashës.

 

Të fundit