Flash News

KRYESORE

“Bashës i vjen fundi politik... një grua bën ndërmjetësimin”, ç’fshihet pas videos që do publikojë sonte Syri Tv

“Bashës i vjen fundi politik... një grua bën

Një “bombë” duket se pritet të shpërthejë këtë mbrëmje, duke nxjerrë zbuluar pazaret politike të ish kreut të PD, Lulzim Basha.

Gazetari i Syri tv, Bledian Koka paralajmëron përmes një postim në Facebook se shumë demokratë që ndoqën dhe vazhdojnë të besojnë te Basha (tashmë i dorëhequr) do të kuptojnë se investimi i tyre politik nuk është gjë tjetër veçse një pazar i pistë financiar i Bashes me idealin e tyre.

“EKSKLUZIVE NE SYRI TV NE 20.45!

Edhe ata pak demokrate, qe ende besojne qe Lulzim Basha perfaqeson interesat e tyre, do te shohim syte e vet batakun ku ka perfunduar "shakaja me e madhe politike" e 20 viteve te fundit! Skutave, si skuth i perulur, Luzim Basha do te shenojne sonte fundin e vet politik, ndersa te gjithe ata qe i shkuan mbrapa do te kuptojne qe i gjithe investimi i tyre politik nuk eshte gje tjeter vecse nje pazar i piste financiar i Lulzim Bashes me idalin e tyre!

p.s...sonte me vjen keq per te gjithe ata miq te mire te mite, te cilet besuan deri ne absurd tek Lulzim Basha!”, shkruan Koka.

Por, çfarë përmban konkretish ky material?

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një video të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili hynë te rezidenca e Bashës. E pranishme është edhe një grua, këshilltarë e ish krut të PD, e cila ka bërë ndërmjetësimin për takimin mes tyre.  

Basha është akuzuar vazhdimisht nga demokratët për pazare politike me PS dhe duket se sonte këto akuza do të vërtetohen me fakte konkrete.

  

Të fundit