Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Për lexuesit e pastërvitur, fjala dikotomi domethënë një ndarje apo kontrast ndërmjet dy gjërash, që janë ose paraqiten si kundërshtare apo krejtësisht të ndryshme. Politiologu italian Norberto Bobbio ka një libër të plotë E majta dhe e djathta, ku trajton diktominë e dy ideologjive të kundërta. Dikotomia, sipas Bobbio e të tjerëve, as është zhdukur, as nuk do të zhduket dhe as duhet zhdukur.
Zhdukjen e dikotomisë e pat shpallur, gabimisht siç rezultoi, si fund të historisë politologu amerikan Francis Fukuyama në vitin 1991. Sipas tij, me rënien e komunizmit, Amerika nuk kishte një kundërshtar, kësisoj edhe fundi i historisë dhe dominimi i Pax Americana. Samuel Huntingon, pak a shumë në të njëjtën kohë, fliste për përplasje qytetërimesh që do të zëvendësonte përballjen ideologjike të deri 1989-ës. Historia i dha të drejtë tezës huntingtoniane.
Dikotomia, përballja mes së djathës dhe të majtës, komunistëve dhe anti-komunistëve, konservatorëve dhe progresistëve, ka qenë jetike për Shqipërinë e tranzicionit. Edhe pse, disa herë, dikotomia ka degjeneruar në përpjekje për anihilim (shfarosje) të kundërshtarit, sërish ajo e ka mbajtur në tension të nevojshëm si diskurin ashtu edhe aksionin politik në Shqipëri. Edhe kur ka patur tentacione për zbutje të dallimit, ato kanë qenë gjithmonë të natyrës politike. Kujtojmë këtu takimin e Berishës me Majkon, Berishës me Nanon etj.
Zbehja e dikotomisë për arsye ekonomike, apo le të përdorim një term tjetër, ekstra politike, çon në anullim të procesit politik, e degjeneron përballjen dhe e shfytyron sistemin. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka marrë akuzat më të shumta, që kundërshtarët ia njohin si shitje të opozitës, por unë dua t’i konceptualizoj si zbehje apo zhbërje të dikotomisë. Basha e pat çuar deri në konflikt zhbërës dikotominë me Çadrën e pranverës së 2017, të cilën e përmbylli me një pakt të paqartë me kundërshtarin politik Rama. Të vetmet gjëra të qarta në atë marrëvshje ishin postet ministrore dhe disa drejtori që, më shumë se sa natyrën politike të vendimit të shefit të opozitës dëshmuan atë ekstrapolitike. Zëra të pakonfirmuar kurrë zyrtarisht zhurmuan se pjesë e paktit Basha-Rama ishte edhe kompensimi prej rreth 13 milion eurosh për pallatin e prishur me tritol në gjirin e Vlorës të vjehrrit të kryedemokratit. Nëse kjo mund të përcillet si thashethem apo luftë politike, ajo që njihet si e njëmendtë është se shefi i PD gjatë fushatës së 2017, e futi brenda gjuhën e ashpër kundër Ramës dhe qeverisë së tij dhe sulmoi, në mënyrë konstante, partinë e tretë në vend, LSI të Ilir Metës. Njohës të veprimtarisë së të dy kampeve politike thonë se edhe eventet e fushatës së 2017 koordinoheshin paraprakisht nga shtabet e Ramës dhe Bashës.
Heqja e tensionit, që është thelbi i dikotomisë, e zbrazi qëllimin e aksionit politik duke i bërë aktivistët politikë që, ashtu si shefat, të kërkonin ‘të luanin me qarin’ apo ‘të rregullonin veten’. Rezultati katastrofik i 2017 dëshmoi pikërisht këtë. Pas kësaj Basha u mundua ta ringjallte, me frymëmarrje artificiale dikotominë, pra të bënte çmos që ta shiste si të pakompromis rivalitetin e tij me Edi Ramën. Për të arritur te zhbërja e paqes dhe ribërja e luftës ai udhëhoqi aksione ekstreme si djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të 2019. Ndërkohë që në skenë luante zotin e luftës nga prapaskenat, herë pas here, vinin shenja se paqja në terrenin ekstrapolitik vijonte. Për t’i shtuar kësaj, edhe pse në dukje i kish djegur të gjitha urat me kundërshtarin, duke e futur edhe njëherë në shinat e dikotomisë procesin politik, Lulzim Basha shfaqej i shkujdesur si fëmijë në raportet me biznesin e madh. Pas tërmetit të nëntorit 2019 ai u akomodua bashkë me familjen në një vilë në periferi të Tiranës, pronë e një prej biznesmenëve të mëdhenj, të cilin ai çok e përmendte në listat e ‘oligarkisë’ nga foltorja e selisë blu. Ai shihej si shumë i afërt me Shefqet Kastratin dhe Samir Manen, dy dinosaurë të biznesit shqiptar, logot e të cilëve i gjen që nga portet, aeroportet, autostradat, ndërtimi dhe deri te kioskat e salçiçeve. Me një fjalë, jo klasë kreative biznesi, por pushtues.
Denoncimet, nga Basha dhe zyrtarët e tij, kishin shijen e çuditshme të akteve incognito: bëheshin me zulmë dhe pastaj fironin, duke u lënë në hije nga denoncime vijuese që duket sikur ngriheshin lart në agjendë për të shpërfillur të parat. Edhe sikur kjo kurbë e çuditshme denoncimesh, që merreshin e liheshin në rrugë, të ishte fiction, një gjë ishte fakt. Firma e konsulencës së kunatit të Bashës, Landmark Communications, kishte në portfolio kontrata me Kastratin, Manen dhe shumë të tjerë. Më shumë se njëherë është diskutuar në media fakti se kontratat nuk ishin për talentin e pashoq në marketing të familjarëve të Bashës, por dorovitje për heshtjen e PD, kur këta biznesmenë bëheshin kundravajtës të interesit publik.
Pra, edhe pse Basha u mundua ta ri-instalonte dikotominë politike, duke e nxjerrë nga esktrapolitikja, ai ra prapë në këtë të dytën duke i hequr opozitës thelbin dhe konceptualitetin: betejën për intersin publik.
Të gjitha këto goditje dhe ndërdyshje në aksionin politik, dhe mëdyshje në opinionin publik, çuan në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Afërmendsh që pushteti i gjithkahshëm i Edi Ramës i ka futur duart në zgjedhje. Por, ajo për çka njerëzit e fajësojnë Bashën është pamundësia që ta bënte diferencën mjaftueshëm të madhe, sa asnjë manipulim të mos e ndryshonte rezultatin. Pasë ditur se dikotomia nuk është një kurs part time në politikë, por një e dhënë e së përgjithmontës, prej së cilës nuk del dot as Amerika e teatrit global, nuk mundej, megjithatë, të priteshin rezultate të ndryshme.
Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë dikotomisë edhe një goditje finale. Për herë të parë në 30 vite zgjedhje, opozita nuk mundi ta mbante në jetë ciklin 8-vjeçar të ndërrimpushtetit. Edhe pse me një qeverisje problematike dhe plot skandale, Edi Rama mori një mandat të tretë, deri atë ditë të paprecedent.
Kjo është arsyeja, besoj kryesorja, se pse rifutja në skenë e Sali Berishës prodhoi një parehati për disa dhe entuziazëm për të tjerë. Berisha nuk shihej si ai që sjell pushtetin, që riqarkullon belle epoque të pushtetit të së djathëts, që i tregon vendin Ramës, e me radhë. Të gjitha këto mund të jenë ngapak, por çka Berisha rijetësonte ishte shpresa e rikthimit të dikotomisë. Njerëzit, për nga natyra, duan ta dinë se ku qëndrojnë, kush është në krahune tyre dhe kush përballë, cili është i bardhi (si ata) dhe cili i ziu) si të tjerët. Nëse Lulzim Basha ua tronditi këtë sistem, i cili është jetik sa vetë jeta, Sali Berisha ishte kujtimi dhe garancia e tij.
Dikotomia nuk është nevojë vetëm e demokratëve, të djathtëve apo në përgjithësi opozicionit. Ajo është domosdoshmëri edhe për vetë socialistët. Mund të ndeshësh, sot e gjithë ditën, nëpër Tiranë socialistë të pakoordinuar në ujrat e turbullta të mungesës së opoziëts. Sidomos për eksponentët e lartë socialistë, zhdukja e dikotomisë është të paktën hutuese. Mungesa e një kundërshtari të fortë i lë ata të ekspozuar ndaj tekave të shefit të tyre dhe të panevojshëm brenda ciklit katërvjeçar të pushtetit. Duke mos patur rrezik përballë, Rama nuk ka nevojë për të vetët. Kjo i ul ata në sytë e tij.
Edhe socialistët kërkojnë, rrjedhimisht, rikthimin e dikotmisë. Pa të ata janë si peshqit pa ujë. Në mungesë të dikotomisë vetëm dy vetëve u çel lulja, Ramës dhe Bashës.
Paradoksalisht, në këtë vrasje të dikotomisë, si Rama ashtu edhe Basha, kanë patur ndihmën e pakursyer amerikane. E njëjta forcë beninje që u fut me tërsëllëmë në jetën politike shqiptare, për të riaktivizuar dikotominë që kish vrarë Enver Hoxha në fund të viteve ’40, e ekzekutoi vetë në katër vjet të gjata angushtie duke kulmuar me shpalljen non grata të ish-aleatit, Sali Berisha. Sigurisht, me ndihmën bujare të Edi Ramës dhe Lul Bashës.
Për këtë, sikur për asgjë tjetër, Lulzim Basha është pa të ardhme politike. Ai mund të mbajë çelësat, bravat, dyert dhe vulën e një partie, por e ka të pamundur të krijojë një aksion politik të shumicës. Ai ka shkuar kundër natyrës së gjërave dhe tani ka përballë më të pafalshmin e kundërshtareve: natyrën e gjërave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38