Flash News

KRYESORE

Bashkëshortja e Tony Blair mori mijëra euro nga Rama dhe Vuçiç

Bashkëshortja e Tony Blair mori mijëra euro nga Rama dhe

Pas skandalit me McGonigal, akuza të tjera ngrihen ndah kryeminstrit Edi Rama. Ky i fundit i ka dhënë qindra mijëra euro kompanisë së bashkëshortes se Tony Blair, ish-kryeministrit britanik që ka shërbyer si këshilltar i Edi Ramës.

Paratë në adresë të kompanisë ligjore të drejtuar nga bashkëshortja e Blair, Cherie kanë dhënëpër shërbime të dhëna, raporton BIRN. Të njëjtën gjë ka bërë edhe qeveria serbe.

Ministria e Financave bëri tre pagesa te Omnia Strategy mes 13 dhe 19 shtatorit 2022, një total prej 418 mijë eurosh. Të dhënat nuk specifikojnë se për çfarë u bënë këto pagesa ndërsa Omnia Strategy konfirmoi se i ka marrë paratë, pa dhënë shpjegime se për çfarë.

Kompania ligjore me bazë në Londër ka përfaqësuar më herët Shqipërinë në një numër çështjesh arbitrazhi para gjykatave ndërkombëtare.

E para, më 2012, pa Omnia Strategy duke përfaqësuar Shqipërinë në një mosmarrëveshje me një kompani me bazë në Amerikë, me një faturë shërbimesh ligjore me vlerë 300 mijë euro.

Më 2015, kompania mori 645,000 euro nga Qeveria për këshillime ligjore mbi një mosmarrëveshje konteaktuale me një konsorcium të përbërë nga kompania amerikane Rapiscan Systems dhe kompania vendëse S2.

Pastaj më 2018, Omnia Strategy u punësua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë për një mosmarrëveshje investimi me kompaninë italiane Valeria Italia S.r.l, për të cilën u pagua 200 mijë euro.

Si TBI ashtu edhe Omnia Strategy kanë punuar edhe për Serbinë: TBI u angazhua më 2015 për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve digjitale të ofruara nga qeveria, ndërsa Omnia Strategy u listua më 2021 si avokati përgjegjës në një çështje të ngritur nga tre kompani telekomunikacioni kundër Serbisë.

Të fundit