Flash News

KRYESORE

Begaj e dekretoi, si projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e BE-së

Begaj e dekretoi, si projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për zonat e mbrojtura, që u votua në parlament më datë 22 shkurt vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa u kundërshtua nga opozita.

Ligji iu hap rrugë kështu ndërtimeve në zonat e mbrojtura, vendim i ndeshur në shumë kundërshtime brenda dhe jashtë vendit.

Aktivistët mjedisorë dhe delegacioni i BE-së janë shprehur të shqetësuar që në krye të herës për nismën e mazhorancës.

Prganizatat e shoqërisë civile që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e mbrojtjes së mjedisit ngrenë shqetësime për moszbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pati reaguar pas miratimit të ligjin për zonat e mbrojtura në Kuvend.

Në një reagim në rrjetet sociale, delegacioni i BE në Tiranë shkruante se projektligji në fjalë do të ndiqet me vëmendje për të parë respektimin e kuadrit ligjor të përcaktuar nga BE.

Ndër të tjera, delegacioni shtonte se duhet një konsultim publik gjithëpërfshirës dhe proces transparent.

"Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë", thuhej në reagim.

Ndërkohë kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato bëri më 2 shkurt një vizitë në komisionin parlamentar përgjegjës për këto ndryshime duke kërkuar që çdo ndryshim t'i nënshtrohet një konsultimi të gjërë.

“Mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve dhe gjithashtu integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Gonzato gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Mjedisit Arben Pëllumbi dhe nënkryetarin Helidon Bushati.

“U kërkova atyre të garantojnë që çdo ndryshim në kuadrin ligjor ekzistues për zonat e mbrojtura t'i nënshtrohet një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte dhe gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët”, njoftoi Gonzato nëpërmjet faqes së delegacionit të BE-së në Facebook.

Edhe organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit si dhe ekspertë e përfaqësues të shquar të botës akademike u shprehen kundër ndryshimeve të propozuara nga disa deputetë të Partisë Socialiste dhe më pas nga qeveria.

Ndryshimet, sipas organizatave, vulosin përfundimisht fundin e sistemit të Zonave të Mbrojtura dhe biodiversitetit në Shqipëri.

Me keqardhje shikojmë se qëndrimi i qeverisë është edhe më i rrezikshëm se drafti i parlamentit. Ai përligj tjetërsimin e zonave të mbrojtura (ZM), legjitimimin e gjithë ndërtimeve e ndërhyrjeve të paligjshme në zona të mbrojtura dhe miratimin e çfarëdo investimi të ashtuquajtur strategjik në zemër të zonave të mbrojtura,” tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologjisë duke lexuar deklaratën e përbashkët në 16 shkurt.

Çfarë parashikon?

Ndryshimet ligjore të qeverisë lejojnë brenda Zonave të Mbrojtura “struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.

Me ndryshimet e reja do të jetë Këshilli Kombëtar i Territorit organi që do të vendosë rregullat dhe kriteret për zhvillimin e këtyre zonave, një organ shtetëror që nuk përfshin konsultimin publik në vendimarrjen e vet

 

 

 

Të fundit