Flash News

KRYESORE

Berisha për RAI3: Karteli i Troplinëve është më i fuqishmi. Shqipëria, një narko-shtet

Berisha për RAI3: Karteli i Troplinëve është më i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët e RAI3 lidhur me reportazhin e fundit për korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Berisha deklaroi për RAI3 se Troplinët, të cilën kanë kontroll mbi Portin e Durrësit, janë karteli më i fuqishëm i kokainës me lidhje të forta përtej Shqipërisë.

“Porti i Durrësit është një port i lirë. Po, një port i lirë i kokainës dhe drogës. Ky port administrohet tërësisht nga karteli i Troplinëve. Troplini është më i fuqishimi nga kartet shqiptare, me lidhje shumë të fortë me kartelet në Amerikën Latine dhe Itali. 90% e kokainës së kapur në Itali vjen nga Shqipëria. Këto kriminelë vendosin për ministrat, vendosin për deputetët”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se kriminelët vendosin edhe listat e deputetëve socialistë të Kuvendit.

“Këta kriminelë, këto klane në zgjedhjet e fundit ata kishin një listë prej 28 deputetësh. Ata deputetë janë deputetët më të panjohur dhe më të votuar në historinë e këtij vendi. Njëri prej tyre që vjen nga Durrësi ka pasur 5,000 herë më shumë se Edi Rama kur ai kandidoi për këtë qytet. Kam kërkuar publikisht që këto klane, të njohura si organizata terroriste, të trajtohen si të tilla. Ata po shkatërrojnë këtë vend, por Shqipëria paraqet një rrezik real për sigurinë e rajonit dhe më gjerë, për gjithë Europën”, tha Berisha.

I pyetur nëse Shqipëria rrezikon të kthehen në një narko-shtet Berisha tha: “Po. Është bërë më parë, por me potencial shumë të lartë rreziku tipik të një narko-shteti.”

Të fundit