Flash News

KRYESORE

Beteja në Uashington, Berisha angazhon ish-këshilltarin e George Bush për të hetuar shpalljen ‘non-grata’

Beteja në Uashington, Berisha angazhon ish-këshilltarin e George Bush

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan më 19 maj të vitit 2021 kryedemokratin Sali Berisha. Lideri i opozitës bashkë me familjen u shpallën ‘non-grata’ për arsye të cilat kreu i PD-së, i ka kërkuar vazhdimisht nga Departamenti i Shtetit.

Sikurse deklaroi në daljet e tij publike, Berisha ka zgjedhur tashmë dikë të besuar për t’i shkuar deri në fund hetimit dhe betejës me sanksionimin nga DASH. Sipas POLITICO, krydemokrati ka zgjedhur një ish-këshilltar në fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George H.W. Bush, George Ë. Bush dhe John Mçain.

Berisha ka zgjedhur Charlie Black të ‘Prime Policy Group’ i cili do të përfaqësojë Berishën në Uashington, sipas dokumenteve të depozituara në Departamentin e Drejtësisë.

Më poshtë, është bërë publik edhe dokumenti që Berisha dhe Black kanë dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në Uashington.

Berisha mohon akuzat për korrupsion dhe nuk është përballur me asnjë akuzë në Shqipëri. Krydemokrati ka akuzuar kryeministrin Edi Rama pas përfshirjes së tij në skandal me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, që thuhet se ka marrë para nga Rama për të lobuar kundër Partisë Demokratike dhe konkretisht, kundër Berishës duke u mbështetur nga informacione që kishin ardhur nga zyra e Ramës.

Kauza e Berishës ka nxitur më parë interesin e republikanëve ndaj Hill dhe Black të cilët thanë se kanë në plan të bëjnë presion ndaj anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve të McGonigal në Shqipëri dhe administratës së Bidenit.

Vendimi “i gabuar” për të sanksionuar Berishën dhe familjen e tij, për të cilin Black pranoi se nuk kishte dijeni për asnjë provë.

Firma e tij përfaqësonte qeverinë shqiptare gjatë administratës së Berishës dhe në një intervistë të Black tha se ai ishte bërë mik me Berishën gjatë viteve dhe se të dy kishin mbajtur kontakte herë pas here.

"Mund të ketë informacione të klasifikuara diku që bien ndesh me atë që po them, por nuk e di, kështu që dua që disa njerëz të përgjegjshëm ta shqyrtojnë atë," tha Black, i cili vuri në dukje se Shqipëria u bashkua me NATO-n dhe BE nën qeverisjen e Berishës.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit