Flash News

KRYESORE

"Blinken në Tiranë"/ Fake news-i që tentoi të mbulojë "Ahmetajn" dhe trembë opozitën për protestën e 20 shkurtit

"Blinken në Tiranë"/ Fake news-i që tentoi të

Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Tiranën në 16 shkurt. 

Euforia e ekskluzives nuk zgjati shumë, pasi ambasada e SHBA e akredituar në Tiranë reagoi, duke e përgënjeshtruar lajmin 'bombastik' të Top Channel. 

E pyetur nga News24 në lidhje me këtë vizitë brenda këtij muaji, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk e ka konfirmuar.

Gjithashtu e pyetur për një koment të mundshëm lidhur me lajmin e dhënë nga disa media shqiptare për këtë vizitë të Blinken në Tiranë, nga Ambasada ka patur një përgjigje mohuese “Jo, jo!”

Sakaq, Politiko.al mëson se burimet diplomatike bëjnë me dije se Blinken pritet të jetë në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, përkatësisht në datat 16-18 shkurt. 

Në Konferencën e Mynihut mbi Sigurinë pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe pikërisht aty mund të ketë një takim mes tij dhe Blinken, vetëm në rast se ky i fundit e shmang si në takimin e OKB-së. 

Kujtojmë se tetorin e vitit të shkuar, kjo gjë u pa qartë gjatë vizitës së kreut të qeverisë në SHBA, ku Rama nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë, përveçse “vodhi” një foto me presidentin Joe Biden, gjatë qëndrimit në selinë e OKB në Neë York. 

Ky vendim i amerikanëve, është lexuar si krisje pasi ka ndikuar edhe skandali i Charles McGonigal, ku dyshohet se shefi i qeverisë shqiptarë është përfshirë në aferën e ish-agjentit të FBI. 

"Bombat" e Ahmetajt dhe protesta e 20 shkurtit

Nuk janë të paktat rastet kur qeveria luan me lajme të 'bujshme' si (vizita e Blinken) për të mbuluar dhe mbangur vëmendjen nga skandalet që përfshijnë qeverinë si deklaratat dhe denoncimet e forta të ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj. 

Po ashtu, një tjetër moment jo i favorshëm për qeverinë duket se është edhe protesta kombëtare e njoftuar nga opozita, e cila pritet të mbahet në 20 shkurt në Tiranë. 



Të fundit