Flash News

KRYESORE

PS mbron Ballukun, Brukseli i dërgon sinjale të qarta qeverisë: Integrimi në BE kërkon reforma reale

PS mbron Ballukun, Brukseli i dërgon sinjale të qarta qeverisë:

Me 385 vota pro, 147 kundër dhe 98 abstenime, Parlamenti Evropian votoi sot raportin për Zgjerimin e unionit, të cilin e cilëson strategji dhe investim të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e bllokut.

Raporti i sapomiratuar i PE citon edhe Shqipërinë e Malin e Zi duke vënë në dukje jo vetëm aspiratat e dy vendeve për integrimin në BE, por edhe kushtet që duhet të përmbushin për t’iu bashkuar unionit.

PE thekson se unioni do të mbështesë ambiciet e tyre, vetëm nëse zbatojnë reformat e nevojshme, konkretisht që lidhen me shtetin e së drejtës, korrupsionin dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Parlamenti është i bindur se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe i kthyeshëm, dhe se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra kur bëhet fjalë për respektimin e vlerave të BE-së dhe parimeve themelore. Vendet që dëshirojnë të bashkohen me BE-në duhet të tregojnë përkushtim ndaj shtetit të së drejtës, reformave demokratike, lirisë së medias, të drejtave të pakicave, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe mbështetje për shoqërinë civile”, thuhet në raport.

Ndërkaq, Parlamenti Evropian vë në dukje se përputhja me politikën e jashtme të BE-së është një kriter kyç për progresin dhe vlerësimin e kandidatit.

“Parlamenti konsideron një vend kandidate politike e jashtme dhe e sigurisë së tij, e cila duhet të përputhet me qëndrimin e përbashkët të BE-së, si treguesin më të mirë të orientimit gjeostrategjik. Sa më pak kandidatët përputhen me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, aq më shumë ata shfaqin një prapakthim demokratik të konsiderueshëm, në disa raste duke çuar deri në një ndalim të plotë të procesit të anëtarësimit”, citon më tej raporti.

Ky mesazh vjen ndërsa kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste rrezuan kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendësministrit Belinda Balluku, duke u bërë një mburojë politike për të. Më herët, eurodeputeti McAllister e ka cilësuar këtë rast si një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa Komisioni Europian i bëri thirrje Kuvendit shqiptar ta trajtonte kërkesën e SPAK me prioritet.

Të fundit