Flash News

E-TJERA

Arrestoi Altin Morinën, jep dorëheqjen ish-shefi i komisariatit nr.2

Arrestoi Altin Morinën, jep dorëheqjen ish-shefi i komisariatit nr.2

Ritvan Pali, ish-shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, një nga njësitë më të rëndësishme të kryeqytetit ka lënë Policinë e Shtetit në mënyrë të befte.  si e papritur, duke krijuar jehonë dhe komente mes kolegëve.

Gjatë drejtimit të Komisariatit nr.2, Pali arriti rezultate të dukshme, ndër operacionet më të shënuara duke përfshirë arrestimin e ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i kërkuar nga SPAK për lidhje me grupe kriminale.

Megjithatë, pas këtij operacioni të suksesshëm, karriera e tij mori një kthesë të papritur. Dorëheqja e papritur si shef i Komisariatit nr.2 u komentua edhe mes kolegëve si një “dorëheqje e detyruar”, shkruan A2 CNN. 

Pas largimit nga Tirana, Pali u emërua shef rendi në Devoll dhe më pas në Kukës, ku u caktua si specialist i thjeshtë i rendit. Po ashtu, ndaj tij u aplikua një ulje gradë nga komisar në nënkomisar, pa një shpjegim zyrtar të qartë.

Vendimet e ndërmarra, të cilat u raportuan edhe në media, duket se çuan oficerin drejt dorëheqjes përfundimtare nga Policia e Shtetit.

Të fundit