Flash News

KRYESORE

Darkës së Ramës me Vuçiç në Beograd i bashkohet edhe Alex Soros

Darkës së Ramës me Vuçiç në Beograd i

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros është shfaqur sërish.

Pas darkës me ish presidentin e SHBA, Bill Clinton në Tiranë, Soros është shfaqur edhe në darkën e zhvilluar mbrëmë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama në Beograd.
Pas një konferencë për shtyp të tensionuar, Rama dhe Vuçiç patën edhe një darkë pune, e cila raportohet se ka zgjatur më shumë se koha e parashikuar fillimisht në agjendë.

I pranishëm po ashtu në tryezë ka qenë edhe  ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Në fokus të bisedimeve me presidentin Vuçiç, siç u bë me dije dhe gjatë konferencës së përbashkët, ishte situata me Kosovën dhe tensionet në Veri, si dhe nisma Ballkani i Hapur.

Mirëpo, konferenca e mbrëmshme pati nota tensioni dhe shkak u bë një batutë e Ramës në lidhje me propozimin e draftit të tij për Asociacionin, ku ai përmendi edhe dy “kumbarët” e dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz. Megjithatë, Vuçiç reagoi duke thënë se kumbarët i cakton vetë teksa ka hequr mikrofonin gjatë konferencës ende pa mbaruar fjala e kryeministrit shqiptar.

 

 

 

 

Të fundit