Flash News

KRYESORE

Del video, si u takuan në fshehtësi Basha dhe Balla në kulmin e debatit për zhvillimet në PD

Del video, si u takuan në fshehtësi Basha dhe Balla në kulmin e

Ish kreu i PD, Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar i PS, taulant Balla kanë zhvilluar një takim në fshehtësi.

Video e takimit mes tyre është publikuar nga Syri tv, ndërsa në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij. 

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip "Jeep" me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). 

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë. 

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin.

Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. 

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin. 

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.   

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy. 

@politiko.al Ish kreu i PD, Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar i PS, taulant Balla kanë zhvilluar një takim në fshehtësi. Në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij. Lajmin e plote e gjeni tek politiko.al #saliberisha #basha #lulzimbasha #ahmetaj #balla #taulantballa???? #mashtrimet #krime #video #vv #viralvideo #envergasisters ♬ original sound - Politiko
 

 

Të fundit