Flash News

KRYESORE

Ç'ndodh pas dështimit të raundit të i tretë? Presidenti i ri në ‘dorë’ të PS

Ç'ndodh pas dështimit të raundit të i tretë?

Dështon edhe raundi i tretë i votimit të Presidentit, pasi sërish nuk pati asnjë emër të depozituar nga palët në Kuvend.

Grupi i demokratëve i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj bojkotoi edhe pjesëmarrjen në seancën e sotme në Kuvend, ndërsa palë fajësuan njëra-tjetra për dështimin e gjetjes së një presidenti konsensual.

Alibeaj tha më vonë se shumica nuk i qëndroi marrëveshjes, për të cilën siç u shpreh, kishte dhënë dakortësinë.

“Humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një institucion i cili do të duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që do të ishte garancia që më vonë të ishte i tillë, sa herë të kishte joshje, shantazhe, do të ishte sfida politike, për aq sa presidenti i Republikës ka, të qëndronte në mënyrë serioze, në lartësinë e detyrës”, tha ai.

Nga ana e tij, kryetari i grupit socialist, Taulant Balla fajësoi demokratët që nuk paraqitën qoftë dhe një emër në dy raundet e fundit.

Balla u shpreh se "ne do vazhdojmë të kërkojmë komunikim dhe dialog me të gjithë deputetët e grupeve parlamentare të opozitës, për të siguruar një mbështetje sa më të madhe dhe konsensuale për zgjedhjen e presidentit”.

Tanimë PS mund të zgjedhin të vetëm presidentin e ri të vendit, duke qenë se në dy raundet e mbetura, mjafton shumica e thjeshtë prej 70+1 deputetësh.  

Dhe me shumë mundësi, emri i kandidatit për president do të mësohet ditën e premte kur socialistët do të mbledhin Kryesinë, menjëherë sapo Kryeministri të kthehet nga vizita në SHBA. Ditën e martë Kuvendi do të mbajë Konferencën e Kryetarëve, ku do të caktohet dhe data e raundit të katërt, seancë e cila me shumë mundësi do të prodhojë dhe presidentin e ri të vendit.

 

 

Të fundit