Flash News

KRYESORE

Dështon tenderi i Ramës për ngritjen e satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’

Dështon tenderi i Ramës për ngritjen e satelitëve

“Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë në tetor të vitit të kaluar, por duket se ajo ka mbetur thjeshtë një premtim që nuk realizohet.

Dështon tenderi i Ramës për ngritjen e satelitëve

Kjo pasi procedurat e tenderit për ngritjen e satelitëve "Albania 1" dhe "Albanian 2" në orbitë janë anuluar.

Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një njoftimi, ku theksohet se asnjë nga kompanitë në garë nuk ka plotësuar kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

“Bazuar në Ligjin Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, neni 36, pika 1, c), pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”, thuhet në arsyetimin e shkakut të anulimit të tenderit.

Në prill të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, një institucion nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, e drejtuar nga Niko Peleshi hapi një tender me vlerë 7.2 milionë USD për monitorimin e territorit me pamje satelitore, ndërsa afati kohor për ekzekutimin ishte 36 muaj ose për 3 vite duke filluar nga lidhja e kontratës.

Megjithatë, një ditë më parë, Rama shkarkoi sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica dhe dyshohet se lidhet me vonesat e zbatimit të projektit të shpallur nga qeveria, për hedhjen në hapësirë të dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Të fundit