Flash News

KRYESORE

Dikur në fushatë, sot në qeli/ Ja Vip-at shqiptarë që mbrojnë vjedhjen e 850 mijë euro nga Lali Eri

Dikur në fushatë, sot në qeli/ Ja Vip-at shqiptarë që

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua dje në ambientet e bashkisë, disa muaj pasi SPAK kishte nisur hetimet ndaj tij. Veliaj është nën hetim për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Edhe pse kryebashkiaku akuzohet zyrtarisht për vjedhjen e 86 milionë lekëve të shpenzuara në luks, veshje e bizhuteri, shumë artistë e vip-a shqiptarë i kanë dalë në krah.

Nga këngëtarët, tek aktorët e gazetarët, mesazhet në postimin e Veliajt janë të shumta.

Ajo që bie në sy është se janë po të njëjtët artistë që e mbështetën në fushatën e 14 majit, në kohën e zgjedhjeve vendore. Po të njëjtë artistë që shpërndanin ushqime në qendrat e të moshuarve dhe e shisnin si një arritje të kryebashkiakut.

Këta artistë, sot, të prekur nga arrestimi i ‘lalit’, mbrojnë një hajdut të 850 mijë euro që në fakt do të duhej t’i përkisnin popullit, e jo luksit të shfrenuar të Veliajt dhe Ajolës.

Dikur në fushatë, sot në qeli/ Ja Vip-at shqiptarë që Dikur në fushatë, sot në qeli/ Ja Vip-at shqiptarë që Dikur në fushatë, sot në qeli/ Ja Vip-at shqiptarë që

Të fundit