Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Arlind Puka
Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një situatë të vështirë për shkak të krizave të Covid-19 dhe një presidenti i cili ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit, spektakli i një kombi si Zelanda e Re që trajton të njëjtat probleme me konsensus duket i jashtëzakonshëm. Shumëkush e konsideron një demokraci të re, por është një vend që ka mbajtur zgjedhje që nga viti 1853; komuniteti autokton Maori ka votuar që nga viti 1867 dhe gratë fituan të drejta të plota në 1893, dekada para shumicës së vendeve të tjera. Falë një përgjigje të fortë ndaj pandemisë, jeta për 4.9 milion njerëz të Zelandës së Re po kthehet në një normalitet. Përgjigja e Zelandës së Re ndaj pandemisë së koronavirusit ka qenë më e mira në botë dhe është vendi që u jep lidereve të biznesit më shumë besim për investime në të ardhmen, sipas një sondazhi të Bloomberg Media.
Zelanda e Re renditet në vendin e parë në botë për stabilitetin politik, rimëkëmbjen ekonomike, kontrollin e virusit dhe qëndrueshmërinë sociale në indeksin e menaxhimit të krizës dhe ka nivelin më të ulët të korrupsionit në botë. Vlen të përmendet se në Zelandën e Re që nga futja ne fuqi e Ligjit për Sherbimin Civil në vitin 1988 nuk ka pasur asnje shkelje te kryer nga nëpunësit shtetërorë. Bota është mrekulluar nga fakti se sa mirë Zelanda e Re ka arritur të mbajë ne nivele të ulëta rastet e koronavirusit. Ndërsa kishte kulmin e vet në raste, në maj 2020, u raportua se Zelanda e Re ishte vendi i parë që kishte zhdukur sëmundjen dhe për më tepër se 4 muaj nuk u raportuan raste të reja.
Meqenëse biznesi i vogël ka një rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit, qeveria akordoi një shumë prej 7,3 miliard dollarësh. Në një kohë të shkurtër u arrit të bëhej subvencionimi i pagave. Gjithashtu, qeveria miratoi një paketë shkollimi për mësimin nga shtëpia, e cila përfshin burime të të mësuarit, përfshirë laptopë dhe modemë, kur është e nevojshme të shpërndara drejtpërdrejt në shtëpi për të mbështetur prindërit për të ndihmuar fëmijët të mësojnë, së bashku me krijimin e dy kanaleve televizive për të lehtësuar mësuesit prej ngarkesave që lidhen me të mësuarit në distancë.
Zgjedhjet në vend mbahen çdo 3 vjet. Sipas sistemit të përzier proporcional të Zelandës së Re i miratuar në vitin 1996 (i ngjashëm me sistemin gjerman) dhe i dizenjuar për të krijuar qeveri koalicioni, legjislatura me një dhomë të vetme me 120 vende plotësohet nga një kombinim i fituesve të votave publike dhe kandidatëve të zgjedhur nga partitë. Secili votues merr dy vota - një për të zgjedhur përfaqësuesin e tij midis 72 zonave elektorale gjeografike të vendit dhe një për të zgjedhur partinë politike. Kandidatëve të suksesshëm të zonave elektorale u jepet automatikisht një vend në parlament. 48 vendet e mbetura më pas u ndahen kandidatëve të zgjedhur nga partitë, të quajtur "anëtarët e listës" në proporcion me votat e përgjithshme publike për secilën parti.
Gjatë zgjedhjeve të fundit të mbajtura me 17 tetor, Laburistët arritën të fitojnë mbi 50% të votave ose 65 vende në Parlament. Që nga viti 1996 kur u miratua sistemi i ri zgjedhor asnjë parti nuk kishte mundur të qeveriste e vetme. Por, edhe pse numrat ja lejojnë që të formojë qeverinë e vetme, kryeministrja Jacinda Ardern u shpreh se do të formonte një koalicion qeveritar me të Gjelbrit.
Kur shumica e shteteve në botë u përqëndruan në debatin për zgjedhjet presidenciale amerikane, ku nuk munguan akuzat dhe fyerjet personale të kandidatëve ndaj njëri-tjetrit, në Zelandën e Re dy kandidatet për kryeministre falenderonin njëra-tjetrën për mbështetjen dhe suportin e dhënë për menaxhimin e situatës në vend pas aktit terrorist të një australiani që vrau 51 persona, në dy xhami në Christchurch gjatë marsit 2019. Për më tepër ato theksuan se do mbështesin njëra-tjetrën pas zgjedhjeve në uljen e varfërisë (Zelanda e Re ka një nga nivelet më të këqija të varfërisë së fëmijëve dhe vdekshmërisë foshnjore në botën e zhvilluar), ndyshimet klimatike, rritjen e pagës minimale dhe për ndërtimin e mbi 100 mijë shtëpive me kosto të përballueshme.
Një tjetër shembull është ai i Singaporit. Kur Singapori u themelua nga Stamford Raffles në Janar 1819, ishte një fshat i vogël peshkimi i banuar nga një mijë peshkatarë malajzianë dhe disa fermerë kinezë. Transformimi i tij nga një fshat i vogël peshkimi në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë në një qytet-shtet modern dhe të prosperuar sot është një histori e pabesueshme. Kjo u realizua nga ish-kryeministri Lee Kuan Yeë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Singaporit nga Malajzia në gusht 1965. Ai shkoi kundër rrymës anti-amerikane dhe arriti të tërheqë korporatat më të mëdha multinacionale nga Europa, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Një ndër ekspertët më të mirë të ekonomisë në botë, hollandezi Albert Winsemius u ftua për të hartuar një plan industrializimi dhe rekomandoi gjithashtu një program për të reduktuar papunësinë dhe një program dhjetëvjeçar për të tërhequr investime të huaja në Singapor me stimuj të duhur.
Këshillat e tij ishin: ‘E para hiqni qafe komunistët; si të shpetoni prej tyre nuk më intereson mua si ekonomist, por nxirrini ata nga qeveria, nxirrini ata nga sindikatat, nxirrini nga rrugët. Si e bëni është puna juaj. E dyta statuja e Stamford Raffles (i cili themeloi Singaporin) të qëndrojë atje ku qëndron sot; thoni publikisht se i pranoni lidhjet e mëdha me Perëndimin sepse do t'ju duhen shumë në programin tuaj ekonomik.’
Suksesi i Singaporit mund t'i atribuohet këtyre pesë faktorëve: udhëheqja pragmatike e ish-kryeministrit Lee Kuan Yew dhe pasardhësve të tij; një administrate publike efektive; kontroll efektiv i korrupsionit (vendi me korrupsionin më të ulët në kontinentin aziatik); mbështetja te qytetarët "më të mirë dhe më të ndritshëm" përmes investimeve në arsim dhe kompensimit konkurrues; dhe të mësuarit nga vendet e tjera. Si rrjedhojë, në 50 vitet e fundit PBB-ja e Singaporit është rritur me 56 herë, buxheti për arsimin është rritur me 200 herë, papunësia është ulur në nivelin e 2.1% dhe numri i banorëve që jeton në shtëpi të ndërtuara nga shteti ka arritur në 82% të popullsisë.
Do të ishte paradoksale ose çmenduri të krahasonim ‘demokracinë’ tonë me Zelandën e Re apo Singaporin, por do të na kishte shërbyer për mirë nëse do të mund të huazonim diçka nga ata. Gjatë zhvillimit të demokracisë tranzitore në Shqipëri që nga fillimet e viteve 90’ partitë politike kanë qënë më të prirura për të zbatuar reformat dhe mbajtur premtimet gjatë vitit të parë dhe të fundit të mandatit qeverisës. Prandaj do të ishte mirë që të merrej në konsideratë fakti që zgjedhjet qendrore dhe ato vendore të mbaheshin çdo 3 vjet. Forcat kryesore politike te ne e kanë justifikuar refuzimin për një mandat 3 vjeçar me faktin se është i pamjaftueshëm për të zbatuar reformat. Me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh e cila po reduktohet çdo ditë, si pasojë e largimit masiv të të rinjve do të ishte i nevojshëm reduktimi i numrit të anëtarëve të parlamentit në 100 deputetë, një President të zgjedhur direkt nga populli dhe kufizim në 2 mandate të postit të kryeministrit.
Përpos rritjes së pagës minimale, qeveria duhet të garantojë një minimum jetik prej 200 mijë lekësh pasi varfëria në vend sipas Bankës Botërore mund të arrijë në 48% (numri i personave që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë). Qeveria duhet të kishte marrë në konsideratë thirrjet e ekspertëve për rritjen e buxhetit të arsimit për vitin 2021. Në vendin tonë më tepër se 50% e 15-vjeçarëve janë analfabetë funksionalë. Shumë nxënës kanë braktisur shkollimin gjatë pandemisë dhe 28% e tyre nuk kanë kompjuter duke mos pasur akses për ndjekjen e mësimit online. Në një muaj familjet e studentëve shqiptarë shpenzojnë rreth 2 mln euro për të pasur akses në internet për mësimin online.
Besueshmëria e publikut ndaj sistemit të drejtësisë (të reformuar) është në nivele shumë të ulëta. Vendimet e fundit të SPAK-ut tregojnë se edhe për shume vite të tjera shqiptarët do të duhet të bartin një sistem drejtësie të kapur nga politika dhe jo një sistem të pavarur, funksional, efikas apo transparent. Në një vend ku elitat politike vazhdojnë të riciklohen do të na mbetet të shpresojmë vetëm te një lidership i ri apo forca politike të reja të cilat mund të sjellin një të ardhme më të mirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38